TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Maj 2025, 08:27

Afera 'Partizani' u shty deri pas zgjedhjeve/ GJKKO pritet të vendosë sot nëse Berisha dhe Malltezi do të kalojnë për gjykim

Shkruar nga Pamfleti

Afera 'Partizani' u shty deri pas zgjedhjeve/ GJKKO pritet të

Do të zhvillohet sot në orën 11:30 seanca paraprake në GJKKO për dosjen “Partizani” për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi.

Çështja është zvarritur deri tani pasi, mbrojtësit e Sali Berishës arritën që ta shtynin me tentativat e tyre pas zgjedhjeve të 11 majit.

Gjyqtarja Floreja Davidhi pritet të vendosë nëse do ta kalojë apo dosjen për gjykim me të pandehur Sali Berishën, Jamarbër Malltezin, Fatmir Bektashin, Xhimi Begejan dhe Andia Pustinën.

Në seancën e fundit, të mbajtur më 5 maj, Berisha përdori një tjetër manovër, duke nxjerrë një dokument, përmes të cilit pretendonte se gjyqtarja e hetimit paraprak Irena Gjoka ka qenë e dënuar në 2005 në Greqi për falsifikim dokumentesh të udhëtimit. Me këtë vendim, mbrojtja e ish-kryeministrit kërkoi në seancë paraprake revokimin e vendimit për pavlefshmëri të provave të marra nga Gjoka.

Mbrojtja e Berishës pretendon se nëse dokumenti për dënimin e Gjokës është i vërtetë, çdo vendimmarrje e gjyqtares së hetimit paraprak nuk ka patur legjitimitet. 

Edhe më 13 maj, GJKKO rrëzoi kërkesën e tij të dytë për përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi lidhur me dosjen Partizani.

Dërgimi në gjyq i dosjes do të ishte përballja e parë reale e Berishës dhe Malltezit me drejtësinë. Berisha ndodhet në masë “detyrim paraqitje” për korrupsion, ndërsa dhëndri i tij Malltezi po hetohet në arrest shtëpie, i pandehur për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.

Dosja 'Partizani', të pandehurit:

-Sali Berisha, ish kryeministër – akuzohet për “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, me Jamarbër Malltezin parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.

- Jamarbër Malltezi – dhëndri i ish-kryeministrit – akuzohet për  “Korrupsioni pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me Sali Berishën pasi në marrëveshje me këtë të fundit, duke shfrytëzuar pushtetin e ish Kryeministrit, ka arritur të marrë përfitimet e parregullta! Akuzohet dhe për “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal

- Fatmir Bektashi - Ndërtuesi akuzohet për  “Korrupsion aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal dhe 'pastrim parash'

- Xhimi Begeja- Ortaku i Malltezit, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i 'Homeplan'  akuzohet për 'Pastrim Parash'

- Andia Pustina - Financierja që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan sh.p.k -  Akuzohet për 'Pastrim Parash'. 

Lini një Përgjigje