TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Korrik 2026, 18:50

Hyri "live" në Facebook teksa kalonte kufirin SHBA-Kanada me motor uji, shqiptari futet në telashe me autoritetet amerikan

Shkruar nga Pamfleti
Hyri "live" në Facebook teksa kalonte kufirin SHBA-Kanada me
Romeo Bajrami

Një 40-vjeçar shqiptar, Romeo Bajrami, është vënë nën akuzë nga autoritetet federale amerikane, pasi dyshohet se ka hyrë në mënyrë të paligjshme në Shtetet e Bashkuara duke kaluar kufirin nga Kanadaja me një motor uji të marrë me qira.

Sipas mediave të huaja, Bajrami përdori një mjet lundrues të tipit Sea-Doo për të kaluar lumin St. Clair. Gjatë kalimit, ai dyshohet se ka hapur një transmetim "live" në Facebook, ndërsa pamjet janë marrë më vonë nga hetuesit dhe janë përfshirë në dosjen hetimore si provë.

Nga hetimet rezulton se 40-vjeçari kishte marrë me qira motorin e ujit në qytetin Sarnia, në Kanada, por nuk e kishte kthyer atë. Pas njoftimit të autoriteteve kanadeze, Garda Bregdetare dhe Patrulla Kufitare amerikane nisën kërkimet, duke e gjetur mjetin të braktisur në brigjet e Port Huron, në shtetin e Miçiganit.

Gjatë verifikimeve, hetuesit identifikuan edhe videon e publikuar në Facebook, ku, sipas tyre, shfaqet Bajrami duke kaluar lumin me Sea-Doo. Autoritetet thonë se të dhënat e vendndodhjes së videos përputhen me zonën ku ai dyshohet se hyri ilegalisht në territorin amerikan.

Pas afro një viti hetimesh, Bajrami u lokalizua në një burg në Boston, ku ndodhej i arrestuar për një çështje tjetër.

Ai tashmë përballet me akuzën për hyrje të paligjshme në Shtetet e Bashkuara dhe, nëse shpallet fajtor, rrezikon një dënim deri në gjashtë muaj burg.

romeo bajrami

Lini një Përgjigje