Irani ka paralajmëruar se aeroportet dhe portet e Emirateve të Bashkuara Arabe duhet të evakuohen menjëherë nëse Shtetet e Bashkuara sulmojnë infrastrukturën e Republikës Islamike.
Një zyrtar iranian i sigurisë, i cituar nga agjencia Fars si një burim i informuar i forcave të armatosura, deklaroi se, në rast se SHBA ndërmarrin sulme ndaj infrastrukturës civile të Iranit gjatë natës, ekziston rreziku i kundërpërgjigjeve iraniane.
"Nëse Shtetet e Bashkuara sulmojnë infrastrukturën civile të vendit sonë sonte, për të mbrojtur jetën e qytetarëve nga kundërsulmet e mundshme iraniane, aeroportet e Dubait dhe Abu Dhabit, si edhe portet e Fujairah dhe Jebel Ali, duhet të evakuohen menjëherë", deklaroi zyrtari për agjencinë Fars.
Lini një Përgjigje