TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Shkurt 2026, 19:42

Çahet toka në Algjinaj, rrëshqitja masive dëmton rrugën dhe rrezikon disa banesa

Shkruar nga Pamfleti

Çahet toka në Algjinaj, rrëshqitja masive dëmton

Një rrëshqitje dheu është regjistruar këtë të diel në fshatin Algjinaj, në Njësinë Administrative Shezë të bashkisë Peqin, duke shkaktuar çarje të dukshme në tokë dhe probleme në qarkullimin rrugor.

Sipas banorëve, lëvizja e tokës ka prekur një segment të fshatit, ku janë krijuar çarje të theksuara, ndërsa një pjesë e rrugës rurale është dëmtuar dhe aktualisht kalohet me vështirësi nga automjetet. Rruga shërben si aks kryesor për lëvizjen e përditshme të banorëve drejt zonave të tjera, ndaj situata ka sjellë vështirësi të konsiderueshme në qarkullim.

Çarje janë konstatuar edhe pranë tre banesave, duke rritur shqetësimin për sigurinë e tyre. Deri më tani nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa pritet që strukturat përkatëse të kryejnë verifikimet në terren për të vlerësuar nivelin e rrezikut dhe masat që duhet të ndërmerren.

Banorët e zonës i bëjnë thirrje autoriteteve për ndërhyrje të shpejtë, me qëllim stabilizimin e terrenit dhe rikthimin e aksesit të plotë në rrugën e fshatit.

 

Lini një Përgjigje