
Teologu Justinian Topulli, ka komentuar videon e publikuar nga hoxha Ahmed Kalaja, ku ai shihet në një makinë luksoze, duke theksuar se edhe pse luksi në Islam nuk është ndaluar, është e nevojshme të ruhet një ekuilibër mes mirëqenies dhe modestisë.
Sipas Topullit, pasuria duhet të mbetet mjet dhe jo qëllim, dhe modestia është një vlerë thelbësore e fesë. Ai theksoi se ekspozimi i tepruar i luksit mund të krijojë xhelozi dhe ndasi mes besimtarëve duke theksuar se kjo mund të ndikojë negativisht në mesazhin dhe thelbin e fesë.
Ai apeloi për një qasje të kujdesshme sidomos për klerikët në mënyrën se si prezantojnë pasurinë në shoqërinë ku diferencat ekonomike janë të theksuara.
“Lluksi në islam nuk konsiderohet diçka e ndaluar apo diçka haram. Por në të njëjtën kohë duhet një balancës ose një lloj ekuilibri mes nevojës që ka njeriu për të jetuar në këtë botë: mirëqenës së tij dhe modestisë, pra njeriu do të jetë modest në thelb, përtej faktit që Zoti mund t'i ketë dhënë mirësi të caktuar pasurie apo çfarëdo që të jetë tjetër. Ai duhet të jetë modest, sepse në thelb pasuria është mjet dhe nuk është qëllim në vetvete, për më tepër që modestia është pjesë e fesë dhe pjesë e besimit.
Jo vetëm kjo, por efekti që mund të jep efekti negativ tek vetë besimtari, por edhe tek ata. Po themi tek ndjekësit apo besimtarë të tjerë, ka efekt negativ për shembull, krijohet po themi një smirë apo xhelozi, apo krijon një lloj ndasie dhe urrejtjen mes atij që ka dhe në të atij që nuk ka, apo tregojnë një lloj indiferencë tek atij personi, i cili ka pasurinë dhe kërkon ta ekspozojë lluksin e tij, ndërkohë që duket që nuk i intereson fare pjesa tjetër, sidomos në një shoqëri si shoqëria jonë ku diferencat në pasuri janë të mëdha, kemi njerëz që janë shumë të pasur, ndërkohë që ka njerëz që me zor shtynë muajin, apo me fjalë janë vështirësi ekonomike, kështu që kjo duhet parë, duhet parë nga ana e besimtarëve dhe nuk duhet të bien, po themi ne, pre e rrjeteve social, sidomos, po themi ne, klerikëve apo hoxhallarëve.
Njeriu duhet të jetë modest në sjelljen e tij, sigurisht pa e mohuar vetes ato mirësitë që i ka dhënë Zoti, por siç e thashë pak më përpara, nëse japin shumë rëndësi të madhe aparencës, do të humbet vlera dhe mesazhi i thelbit që përmban feja", tha ai përmes një lidhje Skype për MCN.
Lini një Përgjigje