TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Korrik 2026, 13:08

"Flamingot janë larguar nga Bulevardi", Rama: Kanë mbetur vezët dhe puplat e ditëzinjve

Shkruar nga Pamfleti
"Flamingot janë larguar nga Bulevardi", Rama: Kanë mbetur
Mbledhja e grupit të PS

Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestat e zhvilluara gjatë muajve të fundit kundër qeverisë, duke pretenduar se ato u shfrytëzuan nga aktorë që, sipas tij, veprojnë kundër interesave të Shqipërisë.

Gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Rama tha se protesta kishte në qendër qytetarë me shqetësime reale, por shtoi se më pas ajo u përdor nga "sharlatanë" dhe e nga "armiq të jashtëm" të vendit.

Në fjalën e tij, kryeministri përmendi edhe projektin e investimit në Zvërnec, duke e lidhur jehonën ndërkombëtare të protestës me algoritmet e rrjeteve sociale dhe interesin mediatik të krijuar nga përfshirja e Jared Kushner, dhëndrit të presidentit amerikan Donald Trump.

“Meqë bulevardi u zbraz nga Flamingot dhe aty ngelën puplat e ditëzinjve dhe vezët e punëzinjve, dhe duke bindur veten se populli do të bindet kur të shoh veprën aty ku sot sheh atdheun e tij në shitje. As këto bashkë nuk mjaftojnë që të mbyllin këtë hendek. Fokusohuni te përjetimet e njerëzve. Midis faktit tonë dhe njeriut të zakonshëm hapet një hendek i atillë, e ka realizuar rënia e besimit të tij. Ajo protestë nuk mund të kuptohet pa renë e mbingarkuar të të dhënave digjitale në Bulevardin e Flamingove, që çoi sinjal në të gjithë anët e globit. Mbi Zvërnecin qëndronte hija e emrit më polarizues në mediat botërore, dhëndri dhe bija e tij, e Trump. Zvërnec dha videon revoltuese, Flamingo dha pamjet magjepsëse dhe pjesën tjetër e bëri algoritmi. Zelli i kundërshtarëve të gjithandejshëm për të luftuar me vjehrrin e madh për çdo çast, ku Bulevardi u transformua në hendek. Shkaku i hendekut ishim ne dhe zemra e protestës ishte e njerëzve të thjeshtë. Ndaj përgjigja për ta duhet të jetë nga ne dhe jo e sharlatanëve. “O burra të rrëzojmë diçka, të rregullojmë ndonjë gjë dhe të kapim diçka”. Ishte qëllimi i tyre. Ata nuk e krijuan protestën por e kapën. Tani po rrotullohen drejt plagës. Zemra e protestës ka shtegtuar, bashkë me flamengot. Ata nuk janë armiq të Shqipërisë, por bijë të saj. Nuk e dinë se ku po shkojnë, pasi janë mish përtokë i armiqve dhe dashakeqeve të Shqipërisë.

I kemi të dokumentuar armiqtë e jashtëm. Çfarë interesi kanë ustallarët malinj? Zero. As për qeverinë dhe popullin dhe për opozitën, por duan vetëm kaosin. Duan që shqiptarët mos t’i besojnë më askujt, as qeverisë. Një demokraci pa besim, është shesh për çdo përshesh. Fakti që për herë të parë Shqipëria përjetoi shijen e të keqes për ndasi fetare, që u manifestuan për turpin e të gjithëve ne ishte qëllimi i tyre”, tha ai.

edi rama ne mbledhjene grupit te ps

1 Komente

  1. s
    studio

    DITEZINJTE....me te ardhme te qarte dhe dite te bardha te kombit per te gjithe....kerkojne.....ligj elektoral demokratik maxhoritar kombetar me zgjedhje te kandidatit dhe perfaqesusit te tyre direkt nga populli.....dhe jo bythlepires ajdute politike te zgjedhur nga ty dhe SALIU per te vjedhur kombin.....DITEZINJTE kerkojne kufizim te mandatit te kryeministrit....per te kufizuar nje njeri faqezi si ty qe ka hyre ne politike per te pervetsuar personalisht dhe farefisnisht dhe enderon te behet mbret....DITEZINJTE kerkojne drejtesi dhe barazi para ligjit njesoj per te gjithe....DITEZINJTE kerkojne nje shtet social dhe jo nje shtet OLIGARKESH qe pastrojne leke politikanesh....DITEZINJTE kerkojne qe shqiperia te jete e te gjitheve dhe jo e vetem parelinjeve te vetshpallur biznesman me para pa bere asnje transpance per te justifikuar prejhardhen e tyre......DITEZINJTE kerkojne te mos shitet toka e kombit por vetem te jepet me qerra....DITEZINJTE kerkojne REFERENDUM kombetar per tema kaq te rendesishme kur bie fjala per territorin kombetar....DITEZINJTE kerkojne DREJTESI REALE dhe jo drejtesi dhe bythlepires te politikes si deri tani qe kan shkateruar drejtesine.....DITEZINJTE kerkojne transparence te cdo dhe veting te cdo politikani per pasurite e vendosura ktu e 35 vjet....DITEZINJTE mendojne qe parate e pista RENOJNE NJE KOMB dhe e kthejne kte komb nen pushtetin e MAFIES ekenomike duke i shkateruar te ardhmen me trauma te here pas hershme sic ka ndodhur ne kte vend ka 35 vjet....ky eshte perfundimi i nje paraje te piset qe u jep pushtet njezve qe perpiqen te skllaverojne kombin e tyre.....tani kush jane DITEZINJTE ne apo ti DITEZIU I MADH qe njesoj si kohen e ENVERQOFTLARGUT gjen dhe ben ARMIQ popullin dhe e di fare mire qe ARMIKU I VERTETE i ketij kombi je ti dhe binjaku yt SALI qe nga 2008 qe na sollet ktu ku jemi .....dhe skeni kurajoj me te vogel ti thoni vetes ndal........vetem ne MAFIE ska kthim pas ....ne politike iken me nder kur te vjen koha....nder... sju ka ngelur me....me sa duket ju jetoni ne MAFIE SISTEM....ku ruga te detyrohet aq shume sa ste lene te ikesh se te marrin jeten ....per kte dhe zhytjen ne pisllik se kane fajin DITEZINJTE qe kerkojne DREJTESI TE ARDHME TE SHENDETESHME dhe LIGJ TE BARABARTE PER TE GJITHE NJESOJ....deti u be kos ....vulneti juaj qe i babezitur per pasurim te shpejte...e ligjeshme apo jo skishte rendesi....dhe ju ja hyte me luge te madhe me ndergje si te pangopur....duke lene nje komb qe vetem lepin kockat qe ju ja hidhni si qenve....per kte e paskan fajin DITEZINJTE..... SA FAJTORE qe ndihemi qe ju lam deri e kte pike te na poshteroni...

    Lini një Përgjigje