Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar për ngjarjen e rëndë në Durrës ku humbën jetën dy të mitur pasi u përplasën nga Nikollë Rradaçi i cili drejtojne makinën në gjendje të dehur.
Nga aksidenti ka mbetur i plagosur edhe një fëmijë tjetër.
Berisha thotë se autori është “një monster” dhe njihet si i përkëdheluri i PS-së.
"Një tragjedi e vërtetë! Miq, 58 vjeçari Radaçi iu mori jetën në Durrës me makinë dy djemve, njëri 10 dhe tjetri 13 vjeçar dhe të tretin 8 vjeçar e dëmtoi rëndë dhe si monstër ai ja mbathi. I la në kthetrat e vdekjes. Nuk iu dha asnjë ndihmë. Autori është i njohur si i përkëdhelur i partisë së krimit, problematik për lagjen por imun e i paprekshëm. Fjalët nuk mjaftojnë për të shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet më të ndjera familjeve të engjëjve viktima. Unë i lutem Zotit që shpirti i tyre të bëhet dritë dhe prindërit të gjejnë forcën për të përballuar këtë gjëmë të rëndë si dhe uroj shërim të shpejtë vogëlushit në spital. Kurse vrasësit të fëmijëve dhe mbrojtësve të tij ndëshkimin më të rëndë", shkruan Berisha në reagimin e tij.
Drejtuesi i mjetit, i cili ka qenë duke lëvizur me shpejtësi dhe i dehur, pas aksidentit është larguar në këmbë nga vendi i ngjarjes, por më pas është arrestuar nga policia.
Banorët e zonës thotë se ai lëvizte gjithnjë me shpejtësi të lartë. Vetë Radaçi ka pranuar para hetuesve se kishte konsumuar alkool para aksidentit.
Policia thotë se nga kryerja e testit të alkoolit rezultoi se 57-vjeçari e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur. Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se shkak i aksidentit është humbja e kontrollit mbi automjetin, si pasojë e drejtimit të tij, në gjendje të dehur.
Gjithashtu, nga verifikimet e historikut të drejtuesit të automjetit rezulton se ky shtetas është ndëshkuar më parë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, konkretisht për parakalim të gabuar, në vitin 2020, dhe për tejkalim të shpejtësisë, dy herë, me pezullim të lejes së drejtimit nga 1 muaj, në vitin 2022.
Ai akuzohet veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen e dy personave, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” (në gjendje të dehur) dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.
Lini një Përgjigje