TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Korrik 2026, 10:24

Rama sulmon protestuesit: 'Flamingot' janë shembull i dezinformimit, kanë ndërhyrë forca të huaja

Shkruar nga Pamfleti
Rama sulmon protestuesit: 'Flamingot' janë shembull i
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama thotë se pas klimës së tensionit dhe përpjekjeve për destabilizim qëndrojnë aktorë të huaj, të cilët, sipas tij, shfrytëzojnë dezinformimin dhe sulmet hibride për të goditur demokracitë, veçanërisht vendet që janë pranë anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Nga konferenca “Përballja me Manipulimin e Informacionit dhe Ndërhyrjen e Huaj: Shqipëria dhe Konteksti i Zgjerimit”, Rama deklaroi se Shqipëria ndodhet në vijën e parë të këtyre sulmeve, duke lënë të kuptohet se fushatat e organizuara të manipulimit përdoren edhe për të ushqyer tensione dhe protesta.

"Sa më afër shkon një vend drejt BE-së, aq më shumë rreken aktorët e huaj, përmes kësaj mënyre, për të hyrë tinëzisht brenda e për të sulmuar", u shpreh kreu i qeverisë. Sipas tij, Shqipëria "është në pararojë dhe kemi përjetuar sulme hibride dhe fushata të orientuara dezinformimi", çka, sipas Ramës, kërkon forcimin e rezistencës së vendit ndaj këtyre kërcënimeve.

Rama argumentoi se demokracitë janë më të ekspozuara ndaj këtyre ndërhyrjeve, pasi, siç tha ai, "demokracitë ofrojnë hapësirë edhe për armiqtë", ndërsa sfida është mbrojtja e hapësirës së informimit "jo duke u izoluar nga digjitalizimi, por duke ndërtuar shoqëri të hapura me vetëbesim".

Gjatës fjalës së tij, Rama tha se i ashtuquajturi revolucioni i flamingove, është një shembul i dezinformimit.

“Duhet të jeni informuar për të ashtuquajturën revolucion i flamingove. Është një shembull i jashtëzakonshëm i një çarje që edhe krijuar, që u bë një mënyrë për të hyrë armiqtë tanë. Ecim me vendosmëri drejt fazës së anëtarësimit në BE, është me rëndësi të forcojmë rezistencën ndaj sulmeve hibride. Sa më afër shkon një vend drejt BE, aq më shumë rreken aktorët e huaj, për të hyrë tinëzisht brenda dhe për të sulmuar. Ne jemi pararojë, kemi përjetuar sulme hibride dhe fushata. Duhet të mësojmë shpejt dhe të përshtatemi shpejt”, theksoi ai.

Lini një Përgjigje