
Situata në Theth është tensionuar në orët e mbrëmjes, teksa banorë e një shtëpize prej druri, kanë kundërshtuar shembjen e saj, duke kërkuar një vendim të shkruar.
Në emisionin “Now” në Euronews Albania është diskutuar lidhur me aksionin në Theth, ndërsa pjesëtarë të një prej familjeje, shprehen se nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar lidhur me shembjen e godinave.
Mes banorëve dhe përfaqësuesve të policisë ka pasur debate me tone të larta pasi kanë pretendimet e tyre të cilat i kanë shprehur për ditë me radhë.
Mësohet se pronarët janë afruar pranë objekteve për të mos lejuar shembjen e tij, ndërkaq edhe policia është e vendosur. Nga ana tjetër ndodhet dhe një grup nga IKMT për të zhvilluar aksionin.
Përtej faktit se janë shtuar forcat e policisë, gazetari Teodor Gjerga dha një tjetër detaj nga Thethi se gjatë debateve, një nga pronaret e bujtinave është rënduar emocionalisht pas krijimit të një situate të tensionuar.
Ai thekson se rrezikshmëria shtohet edhe për forcat e policisë që po ndërhyjnë në objekt, dhe kjo për shkak të errësirës.
Gjatë shkëmbimit të debateve, një nga banorët i drejtohet një zyrtari të policisë: “kush po e bën dëmin më të madh, më trego llogjikën, po futesh dhe po i shemb, çfarë mund t’i bësh më shumë?”
Zyrtari i policisë përgjigjet në formë të tillë: “me këtë që po bëni tani po bën dëm. Jam dashamirës si ju”, tha ai.
Lini një Përgjigje