TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Nëntor 2023, 16:05

Aksioni opozitar, Kreshnik Spahiu: Mungesa e ambasadorit të SHBA-së, po i jep terren Berishës!

Shkruar nga Pamfleti

Aksioni opozitar, Kreshnik Spahiu: Mungesa e ambasadorit të SHBA-së,

Juristi Kreshnik Spahiu tha se ish-kryeministri Sali Berisha, ka përfituar terren nga mungesa e ambasadorit të SHBA-ve në Tiranë.

Në një intervistë për Euronews Albania Spahiu tha se që prej momentit kur është larguar ish-ambasadorja Kim dhe ende nuk është mandatuar ambasadori i ri, në sistemin e drejtësisë shqiptare, ndihet roli pasiv dhe mospërkrahja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Juristi shtoi gjithashtu se ish-kryeministri Berisha dhe familjarët e tij mund të përfitojnë pafajësinë nëse drejtësia vazhdon me këtë ritëm.

Nëse do të vazhdojmë me këtë ritëm, unë jam i bindur se drejtësia do i japë pafajësinë Sali Berishës dhe familjes së tij. Do të jetë një çështje e cila do të kthehet “boomerang”, më mirë të mos e kishin filluar.

Nga ana tjetër di të them se mungesa e një ambasadori amerikan në Shqipëri është shumë e ndjeshme. Po ta vëmë re që nga dita që është larguar ambasadorja Yuri kim dhe ende nuk është mandatuar ambasadori i ri, ndihet roli pasiv dhe mospërkrahja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj sistemit të drejtësisë”, tha juristi Spahiu.

spahiu shba berisha

Lini një Përgjigje