Sidi Hasanaj, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së, në emisionin ‘Studio Live’ ka deklaruar se kompania e deputetit Lefter Gështenja ka marrë tender më 13 tetor të këtij viti për rehabilitimin e lumit Erzen.
‘Një deputet i PD-së në grupimin e Bardhit, pra kompania e tij ka marrë më 13 tetor një tender për rehabilitimin e shtratit të lumit në Osum. Gjatë gjithë kësaj kohe ka dogji dhe kuvendin.
380 mln lekë tender nga agjencia e prokurimeve publike, ne e kemi me dokumente.
Deputet i qarkut të Elbasanit. Dokumentet janë me data dhe të printuar nga agjencia e prokurimeve publike, kompania është shitur nga bashkëshorti te bashkëshortja për 10 mijë lekë të reja dhe më pas nga bashkëshortja te një person tjetër po për 10 mijë lekë. Kompania është krijuar nga deputeti Lefter Gështenja.’- tha Hasanaj.
Lini një Përgjigje