
Analisti Andi Bushati duke folur për aksionin e opozitës për bllokimin e seancave plenare, tha se sjellja e saj është e duhur dhe legjitime, por e dëshpëruar sepse nuk ka zgjidhje.
Në një intervistë për emisioni “Të Paksepozuarit”, Bushati tha se opozita bën mirë ta pranojë se nuk e mund dot Ramën, oligarkët dhe bandën dhe të ulë pritshmëritë, duke qëndruar si OJQ, për të mbajtur të paktën pluralizmin në vend.
"Sjellja është e duhur dhe legjitime por është e dëshpëruar sepse nuk ka zgjidhje. Nëse dëgjon zotin Noka, shtroi arsyet pse parlamenti është në flakë dhe i jep të drejtë.
Por, kur kërkon të gjesh dritë në fund të tunelit, nuk e gjen. Këtu ndahet analiza. Ka disa që besojnë se pjesa më e madhe e fajita është e mënyrës si është ndërtuar opozita, sa frymëzon ajo.
Unë besoj se edhe këto kanë rëndësinë e tyre, por në një regjim, sado opozitë të kulluar të bësh, është e pamundur të shohësh rezultatin. Ku ndahem është kjo, këta japin shpresë akoma sikur kanë mundësi ta ndryshojnë apo ta përmbysin regjimin. Them se ambicia opozitare duhet reduktuar. TË pranojnë se nuk kanë çfarë ti bëjnë Ramës, bandave dhe oligarkëve dhe mediave, port ë marrin rolin e një OJQ-je që ruan flakën e pluralizmit.
Është një shoqëri e kapur për fytin. Edhe debatet tona janë interesante ti dëgjosh por nuk i japin njerëzve shpresë dhe rrugëzgjidhje", tha Bushati.
Lini një Përgjigje