TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Dhjetor 2023, 21:54

Akuzat ndaj Berishës, Hila: Rama nuk do ta shohë në burg, lojë e SHBA

Shkruar nga Pamfleti

Akuzat ndaj Berishës, Hila: Rama nuk do ta shohë në burg,

Gazetari Dritan Hila deklaroi se pas heqjes së imunitetit të Berishës dhe procesit gjyqësor të nisur ndaj tij ndodhen amerikanët dhe jo kryeministri Rama.

Hila e cilësoi punën e SPAK si një investim të SHBA-ve, ku dhe vetë kryeministrit Rama nuk i vjen mirë nga aksioni i nisur, pasi ka njerëzit dhe bashkëpunëtorët e tij të afërt prapa hekurave.

Ai tha se kryeministri nuk e dëshiron Berishën në burg, pasi krijohet precedenti dhe nuk dihet ku përfundon historia.

SPAK është investim amerikan dhe amerikanët, e kanë mbrojtur këtë tezë. Pastaj nëse ka qejf dhe Rama të jetë pjesë, një pjesë e votave të Ramës janë aty, por nuk bëhej pa votat e opozitës, të cilat kanë shkuar që të gjitha dhe e kanë hedhur “po-në”, pas telefonatave që bëri Donald Lu.

Nuk besoj se Rama ka ndonjë qejf të madh që ta shoh Sali Berishën në burg sepse është një histori pastaj që nuk dihet se ku përfundon. Rama ka figura të rëndësishme të PS në burg, si Dako, që e ka pranuar që e ka mik, por dhe Koka, një ish-ministër dhe për të vazhduar me të gjithë të tjerët. I është arratisur zëvëndëskryeministri dhe Rama nuk do të donte t’i ndodhte kjo.

Prandaj nuk e shoh këtë si një aksion të Ramës por si një aksion të amerikanëve.

Berisha do të doja të kishte kurajon e Fatos Nanon, i cili kur i hoqën imunitetin tha se kjo është një inciativë e Chris Hill, i cili ishte sekretar në ambasadën amerikane, figura numër 2, i cili ishte shumë aktiv në heqjen e imunitetit dhe arrestimit të Nanos dhe bën mirë që Berisha ta identifikojë dhe të thotë që kam amerikanët përballë, dhe mos të futë kotë Ramën këtu pasi Rama nuk është një nga aksionerët kryesor këtu”, tha Hila në “Euronews”.

dritan hila spak sali berisha

Lini një Përgjigje