
Nuk kanë fund abuzimet me tenderët në institucionet e shtetit. KLSH në 8 muajt e parë ka konstatuar 190 mln lekë dëm...
Nga janari deri në muajin gusht, janë vjedhur dhe shpërdorur nga buxheti i shtetit afro 190 milionë lekë të reja. Kontrolli i Lartë i Shteti ka publikuar buletinin e auditimeve për 8-mujorine parë të vitit dhe shkeljet janë masive.
Sipas KLSH, 4,780,006 mijë lekë janë dëm ekonomik; 14,716,805 mijë lekë efekte negative për shkak të parregullsive dhe 133,342 mijë lekë mangësi në aktivitetin kontrollues tatimor. Në total afro 190 mln lekë dëm në buxhet.
Rreth 99.8% e efekteve financiare me pasojë dëm ekonomik në buxhetin e shtetit, është konstatuar në fushën e shpenzimeve (4,771,768 mijë lekë) ku: rreth 63% e totalit të shpenzimeve e zë vlera 3,027,968 mijë lekë e konstatuar në shoqërin֝ë Albpetrol SHA Patos, si pasojë e detyrimeve që kanë shoqëritë koncensionare ndaj shoqërisë për energjinë e shitur/faturuar me dhe pa kontrata; rreth 29% e totalit të shpenzimeve, ose 1,368,491 mijë lekë është konstatuar përsëri në Albpetrol SHA Patos, si pasojë e maturimit të penaliteteve e kamatëvonesave për mos kryerjen e pagesave për energjinë elektrike nga kompania Bankers Petroleum.

Më pas vijnë OSHE, Hekurudha dhe ARRSH. “Vlera 373,116 mijë lekë (ose 4.9% e zërit “Të tjera”), e konstatuar në Autoritetin Rrugor Shqiptar nga moslikujdimi i detyrimeve, të cilat sjellin si pasojë sekuestrim të llogarive të ARRSH; vlera 334,317 mijë lekë (ose rreth 4,5% e zërit “Të tjera”) e konstatuar në Hekurudhën Shqiptare SHA, si pasojë e mos sistemimit të detyrimeve; dhe vlera 281,360 mijë lekë (ose rreth 3,7% e zërit “Të tjera”) e konstatuar në OSHEE, si pasojë e moszbatimit të kushteve kontraktore në drejtim të prodhimit të energjisë elektrike”, thekson KLSH.
Më tej thuhet se në zërin “Shpenzime në procedura prokurimi dhe zbatim punimesh”, shuma 1,678,387 mijë lekë, (ose 15% e total shpenzimeve jo efektive), abuzimet më të mëdha janë nga Spitali Universitar i Traumës (542,481 mijë lekë), Bashkia Kamëz (526,921 mijë lekë), Albpetrol SHA Patos (253,925 mijë lekë) dhe Bashkia Himarë (151,935 mijë lekë).
Në kuadër të këtyre shkeljeve, KLSH ka adresuar tek subjektet e audituara 583 rekomandime për masa disiplinore, nga të cilat 542 masa disiplinore dhe 41 masa administrative. Në disa raste është kërkuar shkarkimi nga detyra i titullarëve të institucioneve. Por që qeveria nuk e ka vënë ujin në zjarr, pasi janë ende në detyrë. /Pamfleti
Lini një Përgjigje