Dosja e zezë12 Tetor 2023, 15:06

Qeveria në gjunjë para Aleks Soros, si “vëllai” i Ramës ka kapur gjithë shtetin shqiptar

Shkruar nga Grégor Puppinck
Qeveria në gjunjë para Aleks Soros, si “vëllai” i
Aleks Soros dhe Edi Rama

Në një kohë kur Alexander Soros ka shpallur synimin e tij për të përqendruar aktivitetet e Shoqërisë së Hapur në Ballkan, Ukrainë dhe Moldavi, Qendra Evropiane për Ligj dhe Drejtësi zbulon se si Shoqëria e Hapur e familjes Soros ka arritur të shtrijë fuqinë e saj në Shqipëri dhe nëpërmjet saj, në institucionet evropiane.

Historikisht, Fondacionet e Shoqërisë së Hapur (OSF) kanë qenë veçanërisht aktive dhe me ndikim në Evropën Qendrore. Shqipëria është një shembull i kësaj strategjie investimi dhe ndikimi. Ky vend i vogël ka vetëm 2.7 milionë banorë, me një GDP jashtëzakonisht të ulët për frymë prej 6000 € në vit. Thuhet gjithashtu se është vendi "më i prekur nga korrupsioni administrativ, më i larti në rajon, me 57% të qytetarëve që u kërkohet ryshfet të paktën herë pas here dhe 47% marrin pjesë në transaksione korruptive", sipas Euractiv. Vendi është një qendër për trafikun e drogës, trafikut të qenieve njerëzore, pastrimit të parave... Është gjithashtu një bazë kryesore për OSF-në.

Që nga viti 2013, vendi qeveriset nga socialisti Edi Rama, bashkëpunëtor i ngushtë i George dhe Alexander Soros. Soros dhe Edi Rama takohen rregullisht dhe e quajnë veten “vëllezër”. Midis 1992 dhe 2020, Fondacionet e Shoqërisë së Hapur të George dhe Alexander Soros investuan mbi 131 milionë dollarë në Shqipëri, duke mbështetur ardhjen në pushtet të zotit Rama dhe më pas qeverinë e tij. Prandaj, ndikimi i OSF-së në Shqipëri është i konsiderueshëm, aq sa Ilir Meta, ish-presidenti i Shqipërisë, akuzoi George Soros-in se po përpiqej të kapte shtetin.

Pas zgjedhjes së zotit Rama si kryeministër, një nga operacionet kryesore të OSF-së ishte promovimi i reformës në sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Sipas Andi Dobrushit, Drejtor Ekzekutiv i OSF Albania, “OSF Albania ka qenë financuesi kryesor i të gjithë procesit të reformës”. OSF ka vepruar gjithashtu në bashkëpunim me administratën Demokratike të SHBA-së, nëpërmjet USAID-it dhe me Bashkimin Evropian. USAID-i kontribuoi me 60 milionë dollarë nga 2000 deri në 2015 në sektorin e drejtësisë në Shqipëri, me OSF-në që ndihmoi në shpërndarjen e këtyre shumave. Disa senatorë amerikanë kanë shprehur shqetësimin për këtë bashkëpunim, i cili besojnë se synon forcimin e pushtetit të qeverisë mbi sistemin e drejtësisë.

Reforma në drejtësi përfshin një riorganizim të sistemit të emërimeve në drejtësi dhe një mekanizëm përzgjedhës kundër korrupsionit. Opozita e ka denoncuar këtë reformë se synon t'i mundësojë qeverisë të marrë kontrollin e drejtësisë. U denoncua veçanërisht roli i OSF-së në këtë reformë.

Pikërisht në këtë sfond, në vitin 2019, qeveria shqiptare do të emëronte tre kandidatë për postin e gjyqtarit në GJEDNJ. Zgjedhja e qeverisë ishte Sokol Berberi, Marjana Semini dhe Darian Pavli. Berberi dhe Pavli janë ish-punonjës të OSF-së dhe lojtarë në procesin e reformës në drejtësi, ashtu si edhe Artur Metani, Inspektor i Lartë i Drejtësisë. Metani është edhe vëllai i ministres socialiste Eglantina Gjermeni dhe këshilltar i kryeministrit.

Shtypi vendas shprehu keqardhje për faktin që këta tre kandidatë nuk i ishin nënshtruar procedurës kundër korrupsionit, ndryshe nga sa do të kishte lënë të nënkuptohej qeveria, pasi zoti Berberi ishte larguar nga drejtësia ndërsa z. Pavli nuk kishte qenë kurrë magjistrat.

Në fund, ishte zoti Pavli ai që u zgjodh në GJEDNJ nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës. I lindur në vitin 1975 në Vlorë, Shqipëri, Darian Pavli është një student i diplomuar i Universitetit të Evropës Qendrore në Budapest, universiteti i themeluar dhe financuar nga George Soros. Ai ka punuar për Human Rights Ëatch (e financuar gjithashtu nga OSF), si dhe për Shoqërinë e Hapur midis 2003 dhe 2017, veçanërisht në Nju Jork. Ai është shtetas amerikan. Puna e tij përfshinte procese gjyqësore strategjike me synimin për të prodhuar efekt politik nëpërmjet jurisprudencës. Darian Pavli është kushëri i kryeministrit Rama.

Në vitin 2015, ai u bë këshilltar i komisionit të posaçëm parlamentar të Kuvendit të Shqipërisë për reformën në drejtësi, më pas u rikthye në OSF, si drejtor programi për Shqipërinë. Ai gjithashtu punon me Këshillin e Evropës dhe Bashkimin Evropian për reformën në sistemin e drejtësisë shqiptare. Z. Pavli ka pasur kështu një karrierë tipike si avokat i Shoqërisë së Hapur.

Ai nuk ka pasur asnjëherë përvojë si gjyqtar dhe paraqitet si avokat. Ligji shqiptar kërkon 15 vjet përvojë si gjyqtar, profesor i drejtësisë ose avokat për t'u emëruar si gjyqtar në GJEDNJ. Kjo ngre një pyetje serioze nëse zoti Pavli pretendon të jetë avokat i lartë. Ai jo vetëm që nuk specifikon asnjëherë se cilës shoqatë i avokatëve i përket, apo viti në të cilin është pranuar, por është i panjohur edhe për shoqatat e mëdha të avokatëve amerikanë si Nju Jorku dhe Uashingtoni. Sa i përket Dhomës së Avokatëve të Shqipërisë, ajo çuditërisht refuzon të sqarojë këtë pikë me arsyetimin se ka të bëjë me jetën private të zotit Pavli. Një tjetër çudi është se në çështjet juridike në të cilat ai ka qenë i përfshirë, si rasti El-Masri, z. Pavli nuk vepron si avokat, por përfaqësohet nga një avokat.

Pasi u emërua në GJEDNJ, z. Pavli gjykoi çështje që sfidonin përputhshmërinë e reformës gjyqësore të Shqipërisë me Konventën Evropiane, duke e vendosur veten në një konflikt të qartë interesi në disa raste. Një pjesë e shtypit shqiptar e ka denoncuar këtë konflikt interesi. Kjo është edhe më mbresëlënëse duke qenë se tema e këtyre gjykimeve është shumë politike dhe e kontestuar fort nga opozita.

Sa i përket zotit Sokol Berberit, i cili ka punuar edhe me OSF-në, thuhet se ai është shkarkuar nga Këshilli i Evropës për shkak të marrëdhënies së tij me Agron Xhafajn, një trafikant ndërkombëtar droge. Ai është edhe vëllai i Fatmir Xhafajt, ministrit të Brendshëm të Ramës, i cili dha dorëheqjen në vitin 2018, “më pak se një javë pas një operacioni të madh policor kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës”.

Ky është vetëm një shembull i ndikimit të OSF-së në një vend të varfër e të korruptuar si Shqipëria.

Kjo situatë tregon se sa e vështirë është të bësh të funksionojë një institucion pan-evropian, i përbërë nga një pjesë e këtyre vendeve. Ajo që është e vërtetë për Shqipërinë është e vërtetë edhe për vendet e tjera evropiane. Një zyrtar i lartë i Këshillit të Evropës më tha së fundmi: "Nuk do ta besoni se sa e vështirë është të gjesh kandidatë të përshtatshëm për GJEDNJ në disa vende. Kjo vështirësi është e kuptueshme, por e vështirë për t'u pranuar kur prek përbërjen e gjykatës më të lartë të Evropës”. /Përshtati “Pamfleti” nga “Qendra Evropiane për Ligj dhe Drejtësi”

*Grégor Puppinck, është Drejtor i Qendrës Evropiane për Ligj dhe Drejtësi (ECLJ).

rama soros