Aktualitet 5 Shtator 2023, 09:44

Ambasada e SHBA: Sot bota kremton jetën dhe punën e jashtëzakonshme të Nënë Terezës

Shkruar nga Pamfleti

Ambasada e SHBA: Sot bota kremton jetën dhe punën e

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka përkujtuar sot Ditën e Shënjtërimit të Nënë Terezës.

Ambasada amerikane theksoi se, sot, në Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë, bota kremton jetën dhe punën e jashtëzakonshme të Nënë Terezës (Anjezë Gonxhe Bojaxhiu), misionares dhe murgeshës së famshme shqiptare, fitueses së çmimit Nobel për Paqe, shenjtores.

"Shqipëria sot kremton gjithashtu Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, thekson ambasada e SHBA.

Kjo ditë na kujton vlerën e bamirësisë, vullnetarizmit dhe dhembshurisë për tjetrin.

Është kujtesë për ndikimin e pabesueshëm që ka dashuria dhe kujdesi për të tjerët, duke ndjekur shembullin e Nënë Terezës, e cila ia kushtoi jetën e saj njerëzve në nevojë", shkruan ambasada e SHBA.

5 shtatori, data kur Papa Françesku vendosi të shenjtërojë murgeshën katolike me origjinë shqiptare, përkon me ditën kur ajo, më vitin 1997-n, u nda nga jeta.

‘’Një jetë në shërbim të tjerëve’’. Ky ishte misioni i shenjtores Nene Tereza, të cilës Ati i Shenjtë i njohu mrekullitë e bëra në shërimin e një gruaje nga kanceri dhe shërimi i një personi tjetër në Brazil, i prekur gjithashtu nga tumori.

Për punën dhe kontributin e saj, veçanërisht me fëmijët në Kalkuta të Indisë, atje dhe ku ndërroi jetë në vitin 1997, Nënë Tereza u vlerësua me çmimin Nobel të Paqes.

Sot, puna e saj është një frymëzim në të gjithë botën për më shumë ndihmë ndaj të  varfërve.
5 Shtatori, Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës, është shpallur festë zyrtare. Këshilli i Ministrave miratoi një ndryshim në ligjin “Për festat zyrtare” në vend, sipas të cilit data 19 shtator që është Dita e Lumturimit të Nënë Terezës, zëvendësohej me datën 5 shtator, që është Dita e Shenjtërimit të saj.

5 shtatori i 2016-s shënoi në kalendarin Apostol Ditën e Shenjtores shqiptare, Nënë Tereza e Kalkutës.
Nënë Tereza ose Shenjt Tereza e Kalkutës lindi në Shkup në vitin 26 gusht 1910. Emri i saj i lindjes është Anjezë Gonxhe Bojaxhiu. Ajo vizitoi Shqipërinë për herë të parë në gusht të vitit 1989.

ditën e shënjtërimit të nënë terezës