TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Korrik 2025, 13:13

Analisti: Të gjithë thonë Blendi Gonxhja, por kryebashkiaku i ri i Tiranës mund të jetë grua!

Shkruar nga Pamfleti
Analisti: Të gjithë thonë Blendi Gonxhja, por kryebashkiaku i ri
Blendi Gonxhe dhe Edi Rama


Gazetari dhe analisti Denis Dyrnjaja u shpreh se të gjithë po besojnë se Blendi Gonxhja do të jetë kryebashkiaku i ri i Tiranës.

Sipas tij teksa flitet për emrin e Gonxhes, Rama mund të kandidojë një grua për qytetaren e parë të Tiranës.

"Unë mendoj që çështja e dorëheqjes ose e shkarkimit të Veliajt  është akt komplet teknikaliteti i thjeshtë. 
Unë mendoj Rama çfarë do të bëjë me atë që do të ndodhë me epokën pas Veliajt.
Sipas meje, sipas thashethemeve, njerëzit që flasin. Tek ministria e Gonxhes flasin të gjithë me bindje që Gonxhe do të jetë kryebashkiaku i ri, është për ta besuar si gjë. Dhe Gonxhe e beson këtë. Duhet të ketë diçka të vërtetë, edhe pse Rama futet te njerëzit që e nxjerr gjithmonë në fund. Ndërkohë që ne flasim për Gonxhen ai mund të ketë parasysh një grua.", 

Të gjithë po besojnë që Gonxhe do të jetë kryebashkiaku i  ri i Tiranës. Pse të mos e mendojmë dhe ne. 
Dyrnjaja foli edhe për gjendjen e PD, duke parashikuar se gjendja në selinë blu do të vijë duke u rreshkur.

"Derisa të jetë Berisha e kotë që të diskutojmë këto tjerët. Dhe Salianji dje tha fola në telefon me Berishën. Ata të gjithë do të falen tek i madhërishmi. Ai nuk ka ndonjë një fuqi, por ka bazën. Mendoj se në atë parti është vendosur dhe fati dhe rrugëtimi dhe fundi. Ajo parti do të vijë duke u rreshkur. Do vijë një moment që do të shpërbëhet fare. Atë parti e mban një njeri, Sali Berisha.
Aty në PD është shah mati më i çuditshëm që kërkon një analizë politike. Që ky njeriu që quhet Sali Berisha duhet  për opozitën, por ndërkohë nuk duhet se nuk i shërben opozitës për ta sjellë në pushtet. Duhet për të mbajtur opozitën që të ekzistojë. Është shah mat.", tha ai. 

Lini një Përgjigje