
Por teksa SHBA po investohet kaq shumë në Shkup, sinjalet janë se më pas do kthehet vëmendja nga Tirana. Edhe këtu korrupsioni është ulur “këmbë kryq”...
Nis të ngushtohet rrethi për të korruptuarit në Ballkan. Që kur Sali Berisha u shpall “non grata”, shumë pushtetarë kanë rënë në qetësi, pasi duket se ju iku frika e sanksionimit nga SHBA. Por duhet të mos e bëjnë gjumin e qetë, sepse SHBA është “sy e veshë” në Ballkan.
Koordinatori global për luftë kundër korrupsionit pranë Departamentit Amerikan të Shtetit, Richard Nephew ka mbërritur sot në Shkup dhe ka dhënë mesazhe të forta ndaj atyre që janë zhytur në afera. Ai pati një takim të gjatë me presidentin Pendarovski.
“Lufta kundër krimit dhe korrupsionit, në çdo nivel, duke përfshirë edhe korrupsionin e lartë, është jashtëzakonisht e rëndësishme në përpjekjet për të ndërtuar sundimin e ligjit dhe për të fituar besimin e qytetarëve në institucionet”, thuhet në komunikatën e Presidencës maqedonase, pa dhënë detaje të tjera lidhur me këtë takim.
Ndërsa ambasadorja e SHBA-së në Shkup, Angela Aggeler, paralajmëroi se shumë zyrtarë në Maqedonisë së Veriut do të jenë pjesë e listës së zezë të SHBA. Ajo paralajmëroi valë sanksionesh ndaj pushtetarëve.
“Ai nuk është këtu për të zbuluar emra për listën e zezë apo diçka të tillë. Është këtu për të diskutuar proceset, sanksionet, protokollet që ka Qeveria amerikane për çështjen e korrupsionit. Janë disa lista, sipas të cilave persona të ndryshëm hetohen në kontekste të ndryshme për korrupsion. Unë qëndroj pas asaj që thashë një ditë më parë dhe besoj se është e vërtetë. Megjithatë, informacioni duhet të vijë nga Uashingtoni. Nuk mund t'ju jap asnjë afat kohor, as se sa persona do të jenë në listë”, tha ambasadorja amerikane Aggeler.
Por teksa SHBA po investohet kaq shumë në Shkup, sinjalet janë se më pas do kthehet vëmendja nga Tirana. Edhe këtu korrupsioni është ulur “këmbë kryq” dhe sado SPAK po përpiqet, nuk po depërton te ata që kanë zhytur vendin në korrupsion prej 30 vitesh. /Pamfleti
Lini një Përgjigje