Aktualitet10 Mars 2023, 18:12

Për kë bien kambanat? SPAK verifikime mbi rolin e Ministrisë së Drejtësisë tek afera e inceneratorëve

Shkruar nga Pamfleti

Për kë bien kambanat? SPAK verifikime mbi rolin e Ministrisë

Prokuroria e Posaçme ka zgjeruar hetimet për aferën e inceneratorëve. Ditën e sotme prokuroria ka reaguar për herë të parë mbi hetimet që po zhvillohen ndaj ish-ministrit të Financave Arben Ahmetj. Pot nëse shihet me detaje deklarata, SPAK përmend për herë të parë se po verifikohet edhe roli i Ministrisë së Drejtësisë.

Në lidhje me veprimet e kryera nga shtetasi Arben Ahmetaj në cilësinë e Ministrit të Zhvillimit Ekonomik dhe Sipërmarrjes, Ministrisë së Drejtësisë, si dhe në lidhje me disa fakte dhe rrethana të tjera që kanë rezultuar nga hetimet e paraprake, është vendosur ndarja e çështjes penale duke u rregjistruar proçedimi penal nr.277/1, datë 19.09.2022. Ky proçedim penal është hetuar nga prokurori Klodjan Braho dhe është ndarë si proçedim penal më vete para se prokurori Ened Nakuçi të bëhej pjesë e grupit hetimor për proçedimin penal nr.277 viti 2020”, shprehet SPAK.

SPAK nuk e specifikon periudhën që po hetohet, por duket se të rrezikuar janë disa emra. Projekti korruptiv me inceneratorët nisi në vitin 2015. Deri në fund të këtij viti ministër ishte Nasip Naço, ndërsa më pas e mori drejtimin Ylli Manjani. Pas largimit të tij u emërua Petrit Vasili dhe  pas tij Etilda Gjonaj.   Mbetet të shihet kë ka shënjestruar SPAK.

spak hetime drejtesia