
Sonte në 'Të Pashoq' do te ndiqni avokat Arben Llangozin, i cili kalon në 'skaner' dosjet e nxehta të SPAK, që nga Ilir Meta, Sali Berisha, dhe ato që do të 'plasin' së shpejti me arrestime të reja të bujshme.
Ai u ndal dhe te arrestimi i Durim Bamit, duke thënë se e sheh të pamundur ekstradimin.
“Janë vetëm për shou, ashtu si në raste të tjera janë kërkuar ekstradime dhe nuk kanë ndodhur. Kemi rastin e Plaurent Dervishjat që u dëbua dhe nuk kishte ekstradim. U krijua një konflikt artificial në atë vend dhe u soll këtu. Nuk do të ketë ekstradim mendoj. Vetëm nëse do të ketë një dëbim”, tha ai.
Lini një Përgjigje