TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Korrik 2026, 21:51

Pjesa e parë mbyllet pa fitues, Spanja pëson golin e parë në çerekfinale (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Pjesa e parë mbyllet pa fitues, Spanja pëson golin e parë në
Belgjikë-Spanjë

Pjesa e parë e çerekfinales së Botërorit mes Spanjës dhe Belgjikës, që po zhvillohet në “SoFi Stadium” të Los Angelesit, është mbyllur në barazim 1-1.

“La Roja” kaloi në avantazh në minutën e 30-të. Pas një krosimi të Pedro Porros nga krahu i djathtë, Dani Olmo provoi fillimisht të mposhtte Tibo Kurtua, por portieri belg reagoi saktë. Topi mbeti në zonë dhe Fabian Ruiz ishte më i shpejti për ta dërguar në rrjetë, duke zhbllokuar sfidën.


Pesë minuta më vonë, Spanja ishte shumë pranë golit të dytë. Lamie Jamal ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi, por edhe kësaj here Kurtua u tregua vendimtar me një pritje spektakolare.

Belgjika reagoi në minutën e 41-të dhe, në rastin e saj të parë serioz, riktheu baraspeshën. Sharls De Keteler realizoi me kokë pas një krosimi të saktë të Timoti Kastanj, duke mposhtur për herë të parë Unai Simon në këtë Botëror.


Pas 45 minutave të para, gjithçka mbetet e hapur.  Skuadra që do të sigurojë kualifikimin nga kjo përballje do të ndeshet në gjysmëfinale me Francën.

spanja belgjika kupa e botës

Lini një Përgjigje