TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Korrik 2026, 21:19

Xhaka kërkon kualifikimin ndaj Argjentinës, trajneri Jakin tregon planin për të ndalur Mesin

Shkruar nga Pamfleti
Xhaka kërkon kualifikimin ndaj Argjentinës, trajneri Jakin tregon
Granit Xhaka-Murat Jakin

Si ndalet Lionel Mesi? Kjo është pyetja që shqetëson shumë skuadra përpara një përballjeje me Argjentinën, por Zvicra beson se zgjidhja është puna kolektive. Trajneri i helvetëve, Murat Jakin, ka zbuluar se stafi i tij ka analizuar disa skenarë për të frenuar yllin argjentinas në çerekfinalen e Botërorit.

Zvicra do të ketë një mungesë të rëndësishme në këtë takim, pasi Johan Manzambi nuk do të jetë i gatshëm për shkak të dëmtimit. Vetë trajneri konfirmoi se mesfushori nuk ka mundur të rikuperohet në kohë.

Bëmë gjithçka mundëm për ta rikuperuar, por për fat të keq Johan nuk do të jetë në gjendje të zbresë në fushë”, u shpreh jakin.

Përballja me Argjentinën ka edhe një ngarkesë emocionale për Granit Xhakën. Zvicra rikthehet të luajë ndaj kampionëve të botës në një Kupë Bote pas përballjes së vitit 2014 në Brazil, ku helvetët u eliminuan në kohën shtesë pas golit të Angel Di Marias në minutën e 118-të.

Kapiteni i Zvicrës kërkon një rezultat ndryshe këtë herë dhe flet hapur për dëshirën e revanshit.

Nuk kam kujtim të bukur nga ajo ndeshje. Ishte Botërori im i parë dhe pësuam gol në minutën e 118-të. Duhet të kishim shënuar ne, ndaj nesër do të kërkojmë të marrim revanshin për atë rezultat, duke dhënë gjithçka në fushën e lojës”, tha Xhaka.

Pavarësisht temperaturave të larta që priten gjatë ndeshjes, ish-mesfushori i Arsenalit nuk kërkon justifikime dhe thekson rëndësinë e momentit.

Kur je në çerekfinale, klima nuk llogaritet. Është tashmë një privilegj që jemi në këtë fazë dhe nuk ka asnjë justifikim”, përfundoi kapiteni i Zvicrës.

murat jakin trajneri i zvicrës kupa e botës

Lini një Përgjigje