TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Shtator 2025, 22:17

Ardit Rada: Presidenti Begaj shpall nesër datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale

Shkruar nga Pamfleti

Ardit Rada: Presidenti Begaj shpall nesër datën e zgjedhjeve të

Gazetari Ardit Rada tha se presidenti Bajram Begaj do të shpallë nesër datën e zgjedhjeve për bashkinë e Tiranës.

Teksa iu drejtua deputetit demokrat Luan Baçi, gazetari tha se: “Keni 30 ditë kohë për fushatën ndërkohë që ju nuk keni takuar as gjysmën e partive të spektrit opozitar. Mediu, Dule e Meta nuk quhen parti opozitare me peshë. Ju keni sa e sa parti e shoqata për të pyetur kur do ti zhvilloni këto takime".

Ai i kërkoi deputeti demokrat që opozita t‘u flasë qytetarëve në këto zgjedhje për problemet e prekshme dhe jo për bandat.

“Jemi para zgjedhjeve lokale dhe duhet t’i flisni njerëzve jo për banda, por çdo të bëni me ujin pijshëm, taksat vendore, pastrimin e gjelbërimin se kjo është çështja e zgjedhjeve lokale dhe ky është shqetësimi ynë si qytetar”, u shpreh Rama për “A2 CNN”.

 

Lini një Përgjigje