
Analisti Enton Abilekaj, duke komentuar takimin e përfaqësuesve të krimit dhe të qeverisë shqiptare 6 vite më parë në Aruba, u shpreh se takime të tilla kanë sjellë probleme përmes pastrimit të parave dhe betonizimit të vendit nga Tirana deri në jug.
Ai deklaroi se në takimin e Arubës, ishin shumë të kërkuar që morën pjesë dhe një nga arsyet që zgjodhën atë vend, sipas tij, është fakti që mund të shkosh pa vizë.
“Për Arubën është folur aq shumë, gazetari Nello Torçhia është shumë serioz dhe ka bërë disa libra. Takimi i Arubës është i njohur i hetuar nga prokuroritë e Belgjikës, apo Gjermanisë, është folur për kulla. Aty ku është Calvin është folur për kullë. Mënyra se si trajtohet kjo e orës është kot që s’ka lidhje me hetimin, e shpërqendron. Këto tërheqin publikun, por kështu kompromenton. Takimi i Arubës një pjesë ishin të kërkuar, por në Aruba nuk kërkohet vizë dhe kjo është një arsye pse janë takuar aty. Takime si i Arubës kanë sjellë probleme si pastrimi i parave përmes shkatërrimit të Shqipërisë, si betonizimi i Tiranës, dhe resortet e Jugut që nuk i sjellin asnjë përfitim vendit”, tha ai në emisionin “Të Paekspozuarit”.
Lini një Përgjigje