TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Maj 2023, 21:12

Arrestimet për blerje votash në Greqi, Artan Hoxha ironizon grekët: Qirjakos Mitsotakis u kap me “presh në duar”, Rama të reagojë!

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimet për blerje votash në Greqi, Artan Hoxha ironizon

Gazetari Artan Hoxha ka ironizuar arrestimin e disa personave për blerje votash në Greqi, ku po mbahen zgjedhjet parlamentare.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Hoxha ka ironizuar reagimin e palës greke pas arrestimit të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Himarë, Fredi Beleri, ku i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama dhe Ministrisë së Jashtme shqiptare që të reagojnë menjëherë për rastin e blerjes së votave në Greqi.

Gazetari shtoi me ironi se SPAK, duhet ta lirojë Belerin nga burgu, vetëm kur gjykata greke të lirojë nga burgu blerësit e votave në Kardhica.

Pres kryeministrin Rama dhe Ministrine e Jashtme të Shqipërisë, të dënojnë ashpër, shumë ashpër, blerjen e votës dhe deformimin e rëndë të demokracisë, në një vend anëtar i BE-së, si Greqia…

Qirje Qirjakos Mitsotaqis, nuk duhet t‘i arrestonte që sot blerësit e votave në Kardhica. Ai duhet të përgjigjet urgjentisht për këtë masakër zgjedhore i kapur me presh në duar.

Nuk e di si i mban vendi, pa tundur dheun dhe pa sokëllitut, dy mbrojtësit me të flaktë të votës së lire dhe të demokracisë në rruzullin tokësore, 2 ish-presidentet dhe ish-kryeministrat e Shqipërisë, Sali Berisha dhe Ilir Meta… Në këto kushte, SPAK, duhet ta lirojë Belerin nga burgu, vetëm kur gjykata greke të lirojë nga burgu blerësit e votave në Kardhica… Tani në Manastiraqi të fillojë vallja  çame e “Osman Takës” ZITO I ALVANIA”, shkruan ai në rrjetet sociale.

greqi artan hoxha vjedhje votash

Lini një Përgjigje