TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Korrik 2026, 22:57

Ngjarje e rëndë në Korçë, njerku plagos me thikë 18-vjeçarin; i riu në reanimacion

Shkruar nga Pamfleti
Ngjarje e rëndë në Korçë, njerku plagos me thikë
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës, ku një 18-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Sipas informacioneve paraprake, i riu dyshohet se është goditur me thikë nga njerku i tij pas një konflikti të ndodhur mes tyre.

18-vjeçari është paraqitur në urgjencën e Spitalit Rajonal të Korçës me dëmtime në kokë, ku po merr ndihmë mjekësore. Burime bëjnë me dije se ai ndodhet në repartin e reanimacionit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit Niko Baka, 37 vjeç.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj ligjor.

Lini një Përgjigje