TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Nëntor 2023, 09:35

Prangat ndaj Breçanit dhe të tjerëve, gazetari: Operacionet dekonspirohen, bosët e bandave nuk arrestohen

Shkruar nga Pamfleti
Prangat ndaj Breçanit dhe të tjerëve, gazetari: Operacionet
Erzen Breçani

Gazetari Bledian Koka thotë se bosët e vërtetë të krimit të organizuar nuk arrestohen teksa komentoi 11 urdhër-arrestet e SPAK të ditës së djeshme.

Ai shtoi se operacionet ndërkombëtare për arrestimin e “kokave” të narkotrafikut, dekonspirohen.

“Ata që janë realisht bosët e bandave, që kërkohen nga drejtësia ndërkombëtare, janë në kërkim. Ka pasur dyshime që operacionet ndërkombëtare përfundojnë në dekonspirim. Praktikisht këta njerëz sot, Euroxhast dhe Europol ka sjellë të gjitha të dhënat ku i kanë pasuritë. Dhe nuk i sekuestohen direkt, por u jepet kohë. Kur vjen puna pë rata që janë bërthama e problemit, ata janë në arrati. Euroxhastit i intereson që ti sekuestrohen pasuritë Ervin Matës. Vendi është kthyer në lavatriçe të madhe të pastrimit të parave”, është shprehur Koka.

Prokuroria e Posaçme zbardhi dje detaje për operacionin në të cilin u vunë në pranga 4 persona dhe u shpallën në kërkim 6 të tjerë, mes tyre edhe Ervin Mata, një personazh I njohur për policinë.

Ata dyshohen nga hetuesit se janë përfshirë në trafik ndërkombëtar të kokainës, duke u sjellë dhe vepruar si grup kriminal me njëri-tjetri. Kanë pastruar para dhe siguruar kushte për vrasje.

Hetimet e nisura në muajin Prill të këtij viti në bashkëpunim me 6 shtete të tjera, sipas SPAK, zbardhën 4 raste të trafikut të kokainës nga Amerika Latine në Europë.

Bëhet fjalë për 930 kg kokainë në total, e sekuestruar në 4 raste të ndryshme bë Holandë, Brazil, Gjermani. Ndërkohë nuk kanë munguar edhe linjat e trafikut me avion nga Brazili në Frankfurt.

Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme bënë të ditur se është zbardhur tentativa për të vrarë dy shtetas në Shqipëri, si pasojë e përplasjeve për trafikun e drogës.

Hetimet që bazë të tyre kanë komunikimet në rrjetin e enkriptuar Sky, nxorrën edhe implikimin e punonjësve të policisë në aktivitete të paligjshme. Në pranga për dyshimet se ka pastruar para ra ish-zëvendës drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe djali i tij.

Ndërkohë shefi i seksionit të hetimit të krimit në Komisariatin numër 6, Dedan Gjoni, u arrestua me dyshimet se ka siguruar kushtet për vrasjen në të cilën janë përfshirë anëtarët e grupit kriminal.

Në detyrim për t’u paraqitur u vendos edhe efektivja Jonida Babameto, e cila dyshohet nga SPAK se ka dhënë informacione për objektivat e atentatit, që ishin dy vëllezër që jetonin në Britaninë e Madhe.

erzen breçani spak

Lini një Përgjigje