Aktualitet26 Mars 2024, 22:25

Artan Gaçi investitor strategjik, gazetari: Olta Xhaçka ishte në Këshillin e Ministrave kur ju dha statusi burrit të saj

Shkruar nga Pamfleti
Artan Gaçi investitor strategjik, gazetari: Olta Xhaçka ishte
Olta Xhaçka-Artan Gaçi

Gazetari Klevin Muka tha se deputetja e Partisë Socialiste Olta Xhaçka ishte në Këshillin e Ministrave kur u votua miratimi i statusit të investitorit strategjik për bashkëshortin e saj, Artan Gaçi.

Gazetari shtoi se i pyetur asokohe nga BIRN, Gaçi deklaroi se ajo që kishte përfituar, ishte vetëm hapësira e shfrytëzimit të plazhit përpara resortit.

“Për të shmangur konfliktin e interesit sipas zotit Gaçi asokohe pyetur nga BIRN, mbaj mend që deklaroi se ajo çka është përfituar është vetëm hapësira e shfrytëzimit të plazhit për 35 vite përpara resortit.

Dhe është krijuar një shoqëri tjetër që pas hetimeve rezultoi se ishte e kunatës së Xhaçkës.

Asokohe sipas Xhaçkës dhe Gaçit, nuk kishte konflikt interesi. Edhe pse Xhaçka ishte në Këshillin e Ministrave kur u votua për miratimin e statusit të investitorit strategjik për zotin Gaçi”, tha gazetari për “Ora News”.