
Gazetari Artan Hoxha, teksa ka folur për vrasjen e Gilmando Danit, u shpreh se ata që e vranë janë pjesë e një skuadre që është krijuar nga dy grupe aleate.
Sipas tij, ata dikur ishin rivalë, por janë bërë bashkë.
Sipas tij, kjo aleancë lindi në vitin 2018 dhe vijon falë lidhjeve me pushtetin.
“Po ta vësh re kjo është një skuadër që nuk bën gabime siç bënin këto që kemi parë ne që janë bërë bashkëpunëtorë të drejtësisë tani. Pra, ata nuk janë kaq aktivë, nuk janë kaq të shpeshtë. Nuk dalin kaq kollaj. Pra, po t'i vësh re ngjarjet e atyre kanë një diferencë të madhe kohore nga njëra te tjetra. Dhe kjo i bën pra ata duket në momentin që i kanë harruar se ata ekzistojnë, ata shfaqen papritur, bëjnë këtë hyrjen në skenë, e bëjnë si hyrjet e Hollyëood-it, ndizen të gjithë prozhektorët, dritat dhe e gjithë vëmendja shkon aty dhe pastaj ata zhduken sikur avullojnë. Në fakt, unë e quaj aleancë sepse kjo si të them, kjo strukturë u krijua për shkak të situatës që ishte në vend, sidomos mbas nëntorit të vitit 2018 dhe deri në gushtin e vitit 2022. Pra, u bashkuan aleatët që në të kaluarën s'kishin qenë kurrë bashkë, madje kishin qenë dhe kundërshtarë. Kjo rezultoi me sukses dhe pastaj ata u treguan të zot që të qëndronin në këmbë, ta mbanin atë në të mirë të interesit të tyre. U treguan të zotë sepse krijuan lidhjet e duhura, sepse kjo nuk funksionon dot nëse ti nuk bashkëpunon me pushtetin. Fati i madh i tyre është që neve nuk na është ndërruar qeveria që nga 2013-ta dhe ata s'kanë nevojë të hidhen sa andej këtej. Pra ata kanë të njëjtin si të them, partner zyrtar”, u shpreh ai.
Lini një Përgjigje