TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Prill 2023, 17:24

Banorët e Lumasit sërish në protestë, bllokojnë automjetet e oligarkut Salillari: Po na shkatërron shtëpitë me bekimin e kreut të bashkisë

Shkruar nga Pamfleti

Banorët e Lumasit sërish në protestë, bllokojnë

Banorët e Lumasit në Kuçovë kanë dalë sërish në protestë për të ndalur batërdinë e oligarkut Pëllumb Salillari dhe kryebashkiakut Kreshnik Hajdari.

Ata kanë bllokuar për orë të tëra skrepat e firmës Salillari, duke penguar vijimin e punimeve për hapjen e një kanali në afërsi të burimit.

Banorët shprehen se, firmës i ka mbaruar leja e punimeve dhe për këtë arsye ata kanë bllokuar sot punën e firmës. Për këtë arsye ata kanë njoftuar edhe policinë, që çuditërisht sot ka qenë në krah të banorëve.

Pas mbërritjes, policia ka marrë deklarimet e banorëve dhe ka kryer edhe kqyrjen e vendit të ngjarjes, duke kryer matje e fotogratime të punimeve dhe çarjes së rrugës nga ana e fimës.

Sipas policisë në vendngjarje, materialet do t’i përcillen Prokurorisë së Beratit për hetime të mëtejshme.

Banorët pohojnë se beteja e tyre 3-vjeçare për ruajtjen të paprekshëm të burimit të Sinecit do të vazhdojë pa u ndalur, deri në fund.

Kemi 3 vite që protestojmë, për të bllokuar punimet e firmës Salillari, e cila sjell punëtorë këtu për të na shfarosur neve si zonë. Kam bërë kërkesë në policinë gjyqësore në Kuçovë se po më shkatërrojnë shtëpinë. Atë kam unë. Ju kemi çuar letrat, i kanë matur dhe përgjigje nuk na japin. Është e dhjeta herë që vijnë këtu. I kam thënë atij mos hajde të më gërmosh te oborri se kam shtëpi aty. Vijnë matin, ikin. Pas një muaji vijnë skrepat prap”, tha një banore.

Sipas banorëve, firma Salillari, duke u bërë palë me bashkinë e Kuçovës, janë duke shkatërruar zonën e mbrojtur dhe gjithë territorin e Lumasit e më gjerë.

Kemi 3 vjet që jemi mbledhur dhe nuk na ka ardhur asnjë për sqarim. Kemi vajtur 9 herë para bashkisë, nuk na ka përfillur fare kryetari i bashkisë. Nuk ja kam parë ndonjëherë fytyrën, nuk e di çfarë fytyre ka. 4 vjet mos të shohësh kryetarin e bashkisë. Kryetari i bashkisë duhet të ndëshkohet urgjentisht se është mafioz. Ka vjedhur. Jemi mbledhur për të ndalur punimet. Unë e di që këtë firmën duan të mbrojnë me polici, por dhe policia nuk ka ç’bën se ne nuk do ndalemi. Kryetari i bashkisë të vijë këtu e të sqarohet me ne, të mos rrijë i fshehur si mi”, tha një banor tjetër.



 

lumas bashki proteste

Lini një Përgjigje