Deri në janar 2019, Armand Zhuka ishte drejtor i OSHEE Fier i emëruar nga bandat kriminale atje; ndërsa prej qershorit 2020, Babloku me urdhër të bandave të Durrësit e katapultoi në Rajonin Shkodër-Lezhë, ku ai po bën të njëjtat pisllëqe e po lë banorët pa energji, ndërsa shtëpitë e barit i furnizon falas...
Mos u çuditni, por Drejtori i OSHEE të Rajonit Verior me qendër në Shkodër, që përfshin edhe Qarkun e Lezhës, është katapultuar Armand Zhuka nga Fieri, sikur Shkodra të mos ketë inxhinier elektrik me aftësi profesionale e drejtuese.
Prej 4 vitesh, pas emërimit të xhambazit Armand Zhuka në krye të OSHEE Shkodër, është shkatërruar buxheti, struktura e gatishmërisë, furnizimit dhe shërbimit ndaj banorëve me energji.
Shkak janë pazaret me emërime politike e klienteliste, duke spostuar specialistë e drejtues të aftë degësh dhe sektorësh, duke vjedhur të ardhurat nga faturat, duke lejuar vjedhjen e energjisë nga bizneset, si dhe duke abuziar me fondet e investimeve.
Rasti tipik, është mungesa e energjisë në territorin e Bashkisë Vau i Dejës, për të cilën, Drejtori i OSHEE Shkodër, Armand Zhuka, deklaroi se shkak nuk është mungesa e organizimit të punëve, por investimet në proces e moti i keq, kur faktisht është e kundërta.
Drejtori Zhuka i shukave me para që merrte nga shtëpia e barit e zbuluar 4 ditë më parë në atë zonë, mashtroi kur tha, se enegjia në territorin e Bashkisë Vau i Dejës, mungon ngaqë gjoja po bëhen punime në rrjet, stacione, n/stacione e kabina elektrike.
Shkak nuk është as moti i keq, sepse mot të keq kishte dhe në Dibër, Burrel, Kukës, Has e Tropojë, por mungesat e energjisë ishin shumë të pakta; madje jo për shkak të mungesës së organizimit prej drejtuesve e as prej mungesës së gatishmërisë së punonjësve.
Ndërsa në territorin e Bashkisë Vau i Dejës mungon energjia, megjithëse brenda kësaj zone janë 3 hidrocentrale shtetërore Vau Dejë, Koman e Bushat me të cilët furnizohet me energji territori më i madh i Shqipërisë.
Mungon energjia edhe kur bie pak e shi e dëborë, por edhe gjatë stinës së verës, paçka se gjatë viteve 2019-2024, janë bërë afro 30 milionë Euro investime kapitale në rrjetin elektrik, stacionet dhe kabinat elektrike të territorit të Bashkisë Vau i Dejës.
Sepse këto fonde, janë vjedhur me tenderë nga drejtori xhambaz Armand Zhuka dhe shefat e tij në Tiranë; i cili bashkë me firmat private i ka shënuar si investime në letër, por nuk i ka realizuar në realitet.
Deri në muajin janar 2019, Armand Zhuka ishte drejtor i OSHEE Fier, i emëruar nga bandat kriminale atje, ku shkatërroi sistemin e furnizimit me energji, shtoi vjedhjet dhe zhvatjet me tenderë e ndaj qyetetarëve me fatura aforfe.
Ndërsa prej muajit qershorit 2020, Babloku me urdhër të bandave të Durrësit e katapultoi horrin e bandave të Fierit, Drejtor të OSHEE në Rajonin Shkodër-Lezhë, ku ai po bën të njëjtat pisllëqe e po lë banorët pa energji, ndërsa shtëpitë e barit i furnizon rregullisht me energji falas./Pamfleti
Lini një Përgjigje