TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Shkurt 2024, 21:28

Batërdi abuzimesh te Mjekësia, KLSH fundos rektorin: Arben Gjata “magjistar”, ushtron dy funksione njëkohësisht!

Shkruar nga Pamfleti
Batërdi abuzimesh te Mjekësia, KLSH fundos rektorin: Arben Gjata
Batërdi abuzimesh te Mjekësia

KLSH fundos Arben Gjatën, si ka mundësi që bën edhe pedagogun me kohë të plotë edhe Rektorin?

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar një mori abuzimesh në Universitetin e Mjekësisë të drejtuar nga Arben Gjata. Në dhjetor të vitit që lamë pas, KLSH ka kryer një auditim dhe duket se në këtë Universitet ka abuzuar me fondet, me karburantin me punësimet, me pak fjalë me gjithçka.

Pamfleti” po bën sot një përmbledhje të gjetjeve të KLSH, ndërsa në ditët në vijim do të hyjmë më në detaje.

Sipas KLSH, UMT, për tarifat e programeve të studimit, nuk ka kryer një metodologji për llogaritjen e tyre deri në shtator të vitit 2023. Tarifat e aplikuara nga UMT dalin mbi bazën e një reference në lidhje me shpenzimet hipotetike të vitit koherent, duke marrë për bazë shpenzimet e vitit të mëparshëm. Sipas KLSH, rezulton papajtueshmëri me legjislacionin specifik për arsimin e lartë. Institucionet e arsimit të lartë në Shqipëri, zhvillojnë/kryejnë veprimtarinë e tyre në përputhje me ligjin specifik nr.80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në RSH” dhe akteve nënligjore në fuqi të dalë në zbatim të tij.

Më tej thuhet se Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, ka pasur dhe vazhdon të ketë mungesë të theksuar të stafit akademik. Sipas raportit, Rektori, rezulton të jetë i punësuar me orar të plotë, në pozicionin e pedagogut në Departamentin e Kirurgjisë, të Fakultetit të Mjekësisë, të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë. Sipas audituesve, Rektori është staf administrativ i Rektoratit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë dhe jo staf akademik siç figuron në listëpagesat dhe listëprezencat e FM të Universitetit të Mjekësisë Tiranë.

Nga auditimi i listprezencës së ndodhur në dosjet respektive të pagave për Fakultetin e Mjekësisë dhe për stafin administrativ të Rektoratit të Universitetit të Mjekësisë Tiranë, për periudhën objekt-auditimi, u konstatua se në listprezencat e stafit të Rektoratit, është paraqitur si prezent në punë me orar me kohë të plotë, Rektori. Nuk ka asnjë mundësi fizike që Rektori, pjesë e stafit administrativ të Universitetit Mjekësor të Tiranës, në pozicionin si drejtues i IAL-së publike, të jetë prezent në detyrat e tij të ngarkuara me ligj sipas pozicionit të emërimit, në të njëjtën kohë që është angazhuar me kohë të plotë në mësimdhënie në Departamentin përkatës të fakultetit. Ligji për arsimin e lartë, i ngarkon Rektorit, të kryejë detyrat në funksion të miradministrimit të institucionit të UMTsë. Rektori kryen në realitet, detyrat e pedagogut dhe jo detyrat që i janë ngarkuar me ligj. Nga sa është konstatuar nga grupi i auditimit, rezulton se Autoritetet Drejtuese të Universitetit të Mjekësisë Tiranë, paguhen për funksione dytësore dhe jo për funksione parësore, ndërkohë që ligji i ka ngarkuar përmbushjen e detyrave në funksionet parësore, kjo edhe për vetërëndësinë në nivel kombëtar që ka Universiteti i Mjekësisë në Shqipëri, i cili obligon një nivel menaxhimi me kohë të plotë sipas kërkesave të ligjit”, shprehet KLSH.

Sipas raportit, angazhimi i Stafit Drejtues administrativ të UMT-së, në mësimdhënie, me kohë të plotë, në gjykim të grupit të auditimit ka krijuar/mund të ketë krijuar pasoja në miradministrimin e detyrave që ligji i ngarkon këtyre pozicioneve.

Më tej, KLSH shprehet se pedagogët e kontraktuar me vonesë nga Rektorati, rezultojnë ligjërisht të kenë dhënë orë mësimi dhe të kenë kryer vlerësimet respektive për orët e mësimdhënies të zhvilluara, pa patur më parë një kontratë punësimi me Universitetin Mjekësor të Tiranës. Pedagogët e jashtëm, të kontraktuar nga UMT, kanë kryer punën e pedagogut dhe njëkohësisht kanë certifikuar studentët për lëndët mësimore të dhëna ndaj tyre, pa patur marrëdhënie pune ligjore.

Përdorimi i të ardhurave është me mosrealizime, janë trashëguar të ardhurat nga viti 2019 në vitin 2020 në shumën 711,593,504 lekë, nga viti 2020 në vitin 2021 në shumën 704,162,196 lekë dhe nga viti 2021 në vitin 2022 në shumën 802,513,792 lekë, ndërkohë që në ligjin nr. 80/2015, neni 118 “Institucionet publike të pavarura të arsimit të lartë”, në pikën 5, është përcaktuar se: “IALPP-të nuk kanë qëllim fitimin dhe të ardhurat e përfituara nga veprimtaria dhe pasuritë e tyre përdoren për realizimin e misionit të institucionit”, vijon KLSH.

Po ashtu, KLSH ka konstatuar dëm ekonomik në një rast në shumën 513,552 lekë si dhe përdorim pa efektivitet të fondeve në tre raste në shumën 35,145,120 lekë, për të cilat do të flasim në vijim. /Pamfleti

Lini një Përgjigje