
Kreu i SPAK, Altin Dumani, po i përgjigjet pyetjeve të deputetëve, gjatë një seance ku prej disa orësh drejtuesit e institucioneve të drejtësisë po paraqesin raportet vjetore.
Një nga pyetjet që iu drejtua Dumanit ishte mbi një deklaratë të ish-ambasadodit Donald Lu, i cili gjatë kohës që shërbente si diplomat në Tiranë përmendi 4 familje mafioze.
“Ish-ambasadori Lu deklaroi se në Shqipëri ekzistonin 4 familje mafioze dhe 20 grupe kriminale. A keni sot një rezultat konkret se cilën familje keni neutralizuar?”, ishte pyetja drejtuar Dumanit.
Kreu i SPAK duke dhënë përgjigjen e tij tha se një ndër gjërat për të cilat duhet të ndihemi krenarë është lufta kundër krimit të organizuar.
“Falë bashkëpunimit me asgjencitë partnere, me Britaninë, SHBA, vendet e Amerikës Latine, kemi bërë hetime të suksesshme me të cilat mburremi edhe në Euro Just.
Kemi bashkëpunuar me agjencitë partnere që na kanë besuar. Ky besim nuk është apriori. Kam dëgjuar që bëhet krahasim mes SPAK dhe Krimeve të Rënda.
Kam qenë pjesë edhe atje, jam krenar. U jap vetëm një shifër, nga 2004-2019 nga Krimet e Rënda janë trajtuar 780 subjekte. Në 5 vite SPAK e ka tejkaluar këtë shifër”, tha Dumani.
Dumani nuk tha asgje per keto famijet mafioze. Ne Shqiperi nuk jane vetem 4 familje mafioze, jane me shume dhe nje nder to eshte edhe famija mafioze e Hetem Barjamit qe pastron parate e pista ne Tepelen dhe Tirane.