TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Qershor 2025, 18:25

Debati për Spaçin, tenderin e fitoi ish-kandidati për deputet i PSD-së

Shkruar nga Pamfleti

Debati për Spaçin, tenderin e fitoi ish-kandidati për deputet i

Një nga burgjet dhe kampet më famëkeqe të diktarurës, Spaçi, është rikthyer në vëmendje gjatë ditëve të fundit.

Fotot dhe videot e publikuara tregonin se godinat ku kanë vuajtur mijëra të burgosur për qëllime politike, ku janë torturuar dhe punuar në minierat vdekjeprurëse në zonë, po lyheshin dhe suvatoheshin.

Projektet dështake të institucioneve shtetërore po tentonin që të mbulonin një nga plagët më të rënda të shoqërisë sonë.

Me të drejtë, pati reagime të forta, ku aktorët më kryesorë janë padyshim ata që kanë vuajtur në atë kamp dhe burg.

Ata dëshmuan se, lyerja dhe “makijazhi” nuk i fsheh dot torturat që kanë ndodhur brenda atyre mureve.

Zymtësia e godinave sjell fare mirë atë që kanë vuajtur të dënuarit dhe të internuarit.

Por kush e bëri restaurimin?! Cili institucion apo firmë urdhëroi dhe kreu punime të kota në ato godina?!

Në muajin prill 2024, Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore finalizoi tenderin për Burgun e Spaçit.

Debati për Spaçin, tenderin e fitoi ish-kandidati për deputet i

Sipas dokumenteve që disponon ekskluzivisht VoxNews, firma fituese që ka bërë ato punime quhet “MARTINI KONSTRUKSION & REAL ESTATE” sh.p.k, me pronar Benard Martini, i cili ka qenë kandidat për deputet i Partisë Social Demokrate në vitin 2021.

Në dokumente shkruhet se bëhet fjalë për tenderin me objekt “ndërhyrje konservuese-restauruese në Burgun e Spaçit”.

Fondi i akorduar ka qenë 12.792.136 lekë, ose rreth 130 mijë euro. Fituesi është shpallur në fillim të muajin prill 2024.

Lidhja e kontratës u bë në mes të muajit prill, ndërsa firma kishte disa javë kohë që të kryente punimet.

Ndërhyrja në një objekt të rëndësishëm, që tregon kohën që ka kaluar Shqipëria, duhet të ishte bërë nga një firmë e licensuar për ndërhyrje në të tilla vepra.

Madje, duheshin bërë projekte dhe analiza të mirëfillta, me qëllim që objektit mos t’i humbte identiteti.

Por, faktet tregojnë se firma që ka bërë ato punime ka qenë e lidhur me pushtetin, me parti politike dhe pa përvojë.

Pronari i kompanisë “MARTINI KONSTRUKSION & REAL ESTATE”, quhet Benard Martini, i cili ka pasur një firmë për skela. Ai ka kandiduar për PSD-në në vitin 2021. /Voxnews

Lini një Përgjigje