TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Mars 2025, 22:43

Degradimi i Akademisë së Shkencave/ Fuga i plas në sy vjedhjet, Gjinushi e sulmon me gjuhë vulgare: Boll me shashka dhe broçkulla

Shkruar nga Pamfleti

Degradimi i Akademisë së Shkencave/ Fuga i plas në sy vjedhjet,

Akademia e Shkencave ka degraduar në një çerdhe abuzimi dhe barbarie. Sot ka pasur një mbledhje dhe ai që i ka plasur në sy skandalet Skënder Gjinushit ishte profesori Artan Fuga. Ai ka treguar se si vidhet me projektet e Akademisë, kjo nuk i ka pëlqyer kreut të Akademisë, duke përdorur fjalë banale ndaj Fugës.

Debati

Fuga: Ne kemi vetëm çfarë harxhojmë dhe çfarë duam në buxhet. Mendoj se ne nuk kemi akses në detajet që jepen për projektet dhe mua më duket zoti kryetar pak e tepërt që qoftë dhe njeriu më i nderuar nga ne ka 7 projekte, 10 projekte me mijërua euro?

Gjinushi: Kush është ky?

Fuga: Me dokumente i keni.

Gjinushi: Kush pra? Nuk flitet kështu.

Fuga: Më lër të flas.

Gjinushi: Cili?

Fuga: Nuk përmend emra, keni raportin.

Gjinushi: Vërejtjet bëhen konkrete dhe j me teorira. Mbaro teorinë e fundit dhe do marrësh përgjigje.

Fuga: Nëse doni ju bëj një raport që disa projekte janë mbifaturuar për mendimin tim. Këto janë vërejtjet e mia.

Gjinushi: Thuaje njërin të mbifaturuar. Thuaje pra. Mos hidh shashka këtu.

Fuga: Ruani etikën. Më lini të flas. Nuk e di në shqip fjalën shashka, po ma shpjeguat

Gjinushi: Shashka janë broçkullat

Fuga: Aha… Po broçkullat çfarë janë?

Gjinushi: Diskursi yt i zakonshëm

Fuga: Po unë kush jam

Gjinushi: Ai që të njohin të gjithë

Fuga: Ju faleminderit z.kreyetar. Kjo është etika

Gjinushi: Ti nuk del për të diskutuar por për të filozufuar. Në mënyrë të çuditshme bën sikur ngre probleme dhe s’je në gjendje të thuash kush është problem.

Fuga: Faleminderit për kritikën tuaj

Gjinushi: Etika më e keqe është kur flet kot

Fuga: Për ju ata që hedhin kritika janë armiq

Gjinushi: Këto që the nuk janë Kritika, vetëm tregojnë sesa i saktë është raporti

Fuga: Po mirë dakord, a do e them mendimin tim

Gjinushi: Ke akoma mendim?

Fuga: Unë mendoj se kam por mendimi i mendimit nuk është mendimi juaj

Gjinushi: Mendimi i mendimit është budallëk. 

Lini një Përgjigje