TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Prill 2026, 21:21

Dekonspirim apo ndërhyrje ndërkombëtare? Softa: Çfarë fshihet pas arrestimit të Ervin Matës

Shkruar nga Pamfleti

Dekonspirim apo ndërhyrje ndërkombëtare? Softa: Çfarë

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa tha se arrestimi i Ervin Matës në Brazil pas tre vitesh arrati, nuk konsiderohet një ngjarje e rastësishme, por rezultat i një ndjekjeje të gjatë dhe të koordinuar. 

Sipas Softës, momenti i arrestimit lidhet me elementë konkretë që mund të kenë çuar në zbulimin e vendndodhjes së Matës.

“Së pari, momenti i arrestimit të tij nuk është rastësor. Ka pasur ose ekspozim të lëvizjeve të tij fizike apo financiare, mund të ketë edhe dekonspirim”, tha ai për "Abc News".

Eksperti theksoi se procesi tashmë hyn në një fazë tjetër, atë të ekstradimit, i cili mund të zgjasë në varësi të procedurave ligjore dhe bashkëpunimit mes vendeve.

“Jemi në fazën e arrestimit, ekstradimi mund të zgjasë 1 muaj, por mund të zgjasë edhe një vit. Janë disa procedura që duhet të ndiqen”, u shpreh Softa.

Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në këtë rast, duke lënë të hapur mundësinë e përfshirjes së aktorëve të tjerë në kapjen e Matës.

“Sigurisht që presim provat dhe faktet. Mund të mos jetë lëvizje e shefit të SPAK, por ndërmjetësim i amerikanëve që për linjat e kokainës janë shumë sensitivë”, tha eksperti.

Sipas Softës, arrestimi mund të jetë pjesë e një operacioni më të gjerë që lidhet me rrjetet ndërkombëtare të trafikut të drogës, ndërsa hetimet pritet të zbardhin më shumë detaje në vijim.

Lini një Përgjigje