TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Korrik 2026, 10:28

Fitorja ndaj Kolumbisë, Granit Xhaka zbulon prapaskenën e penalltive: Mora topin i pari si kapiten

Shkruar nga Pamfleti
Fitorja ndaj Kolumbisë, Granit Xhaka zbulon prapaskenën e penalltive:
Granit Xhaka

Zvicra ka shkruar historinë duke siguruar për herë të parë pas 72 vitesh një vend në çerekfinalet e Kupës së Botës, ndërsa kapiteni Granit Xhaka ka zbuluar një detaj interesant nga momentet dramatike të penalltive ndaj Kolumbisë.

Mesfushori shqiptar tregoi se fillimisht ishte planifikuar të gjuante penalltinë e tretë, por kërkoi vetë nga trajneri të ishte i pari që do të merrte përgjegjësinë, duke e konsideruar këtë si detyrë të kapitenit.

"Doja të isha i pari dhe të merrja përgjegjësi, siç i takon një kapiteni", u shpreh Xhaka pas ndeshjes.

Kapiteni i helvetëve nuk e fshehu krenarinë për skuadrën, duke theksuar se fitorja erdhi falë karakterit dhe forcës mendore që tregoi ekipi në një përballje shumë të vështirë.

Sipas tij, ky është suksesi më i madh i brezit aktual të futbollistëve zviceranë, por jo fundi i rrugëtimit.

Xhaka beson se përzierja e lojtarëve me përvojë dhe talenteve të rinj mund ta çojë Zvicrën edhe më larg në Botëror.Në çerekfinale, Zvicrën e pret një sfidë spektakolare ndaj Argjentinës.

Xhaka e cilësoi këtë duel si një shpërblim për gjithçka ka arritur skuadra deri tani, por theksoi se ambiciet nuk ndalen këtu.

"Kur arrin në çerekfinale, uria bëhet edhe më e madhe. Tani na pret një sfidë e jashtëzakonshme ndaj njërit prej futbollistëve më të mëdhenj në histori, Messit. Do ta shijojmë këtë moment, por do të jemi gati", deklaroi kapiteni i Zvicrës.

granit xhaka kolumbia botërori

Lini një Përgjigje