TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Korrik 2026, 07:25

Dritan Demiraj: Një hetim ndërkombëtar për pastrim parash po tmerron Edi Ramën

Shkruar nga Pamfleti
Dritan Demiraj: Një hetim ndërkombëtar për pastrim parash po
Koloneli Dritan Demiraj

Koloneli Dritan Demiraj ka deklaruar se përveç kërkesës së bërë nga një kongresmen amerikan për hetimin e lidhjeve të qeverisë së kryeministrit Edi Rama me trafikun e drogës, po zhvillohet edhe një proces tjetër hetimor, të cilin e cilësoi si "më skandaloz" dhe që, sipas tij, po e shqetëson seriozisht kreun e qeverisë.

Demiraj tha se së shpejti do të ketë zhvillime që lidhen me një hetim për pastrim parash dhe marrëdhënie me aktorë që i cilësoi si antiamerikanë dhe antishqiptarë.

"Jemi në fazat fillestare të kësaj që po deklaroj. Ajo që ka bërë kërkesë kongresmeni amerikan për hetimin e lidhjeve të qeverisë së kryeministrit Rama me trafikun e drogës nuk është asgjë më tepër se ajo që kam diskutuar dhe kam deklaruar që në muajt janar-shkurt. Kam pasur dijeni dhe informacione nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo që i ndaloi këto negociata ishte lufta e Iranit.", tha Demiraj i ftuar në emisionin "Off the Record".

Sipas kolonelit, një tjetër hetim ndërkombëtar ka në qendër Edi Ramën.

"Jemi në fazat e një hetimi tjetër më skandaloz, për të cilin ju kam dhënë fjalën që nuk do ta bëj publik, sepse nuk jam i autorizuar. Por shumë shpejt do të ketë një hetim që po e tmerron Edi Ramën, në lidhje me pastrim parash dhe me disa vende, aktorë antiamerikanë dhe antishqiptarë, të cilët shkelin të gjitha rregullat ndërkombëtare të funksionimit të përfaqësimeve diplomatike.", shtoi Demiraj.

dritan demiraj

Lini një Përgjigje