
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar dëme të mëdha. Bariu Shkëlqim Çaushaj, tha se kjo situatë është shumë e rëndë, jo vetëm për banorët e Sarandës, por për këdo që është prekur.
Ai tha se shumë bagëti të imta, një shifër prej 700 krerësh në stallat e barinjve u përmbytën pas çarjes së argjinaturës. Çaushaj tha gjithashtu se i janë mbytur 40 krerë dhe e ka gjetur stallën nën pushtimin e ujit.
“Katastrofë si kjo nuk ka bërë vaki. Kemi nja 30 vjet që rrimë këtu. Nuk na ka ndodhur ndonjëherë të çahej argjinatura në këtë mënyrë. Më janë mbytur nja 40 krerë.
Kur erdhëm në stallë ishte plot me ujë dhe nuk kishim mundësi të shpëtonim asnjë. O burra ikëm dhe ne se mos na merrte uji. Nuk dimë se çfarë do bëjmë. Po na ndihmoi shteti faleminderit”, u shpreh ai për "News 24".
Lini një Përgjigje