
Rrëzohet kërkesa e ish-kryeministrit Berisha për përjashtimin e gjyqtares Fjorela Davidhi.
GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Berishës për përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi nga çështja ‘Partizani’. Kërkesa e avokatëve të Berishës dhe Malltezit u rrëzua nga gjyqtarja Etleva Deda.
Seanca ndaj Berishës për dosjen “Partizani” u shty për në datën 5 Maj në orën 11:30, pasi avokati i tij Genci Gjokutaj kërkoi përjashtimin nga trupa të gjyqtares Fjorela Davidhi. Më 5 Maj pritet vendimi për kalimin ose jo për gjykim të dosjes së aferës "Partizani".
Dosja “Partizani” lidhet me privatizimin e ish-kompleksit të klubit Partizani, një çështje që ka qenë në qendër të hetimeve për korrupsion dhe shkelje të ligjit. Ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi akuzohen për privatizimin e ish-kompleksit sportiv.
Ndaj Berishës rëndojnë akuzat për korrupsion në bashkëpunim me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, pasi sipas SPAK pretendohet se ka favorizuar këtë të fundit në privatizimin e ish-klubit sportiv Partizani. Hetimet për dosjen “Partizani” zgjatën 4 vite.
Lini një Përgjigje