TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Nëntor 2025, 22:27

“Dosjet e mafies shqiptare po mbi tryezat e prokurorisë belge”, gazetari: Ja tre çështjet më të nxehta

Shkruar nga Pamfleti

“Dosjet e mafies shqiptare po mbi tryezat e prokurorisë belge”,

Gazetari dhe analisti Basir Çollaku ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e kësaj të marte.

Në studion e “Quo Vadis”, ai theksoi se sot në prokurorinë belge çështjet më të nxehta janë ato të mafies shqiptare.

Çollaku tha se sot janë 3 çështje që përfshijnë mafien shqiptare, por që janë të lidhura edhe me politikën në vend.

-Çfarë po hetonte prokurori belg që shqetësoi mafien shqiptare?

Çollaku: Sipas këtyre dosjeve, janë 3 miliardë euro të investuara në Shqipëri. 3 dosje që janë në proces gjyqësor, një është “Toyota Yaris”, tjetra “Black Eagle”. Kanë qenë 40 të pandehur shqiptarë dhe kolumbianë. Tjetra çështja “Çapja”, janë 6 miliardë euro. Vizita e dy ministrave belg në Tiranë dhe Prishtinë ka sjellë kërkesa të shumta për ndihmë juridike, ky është alarm.

 

Lini një Përgjigje