TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Nëntor 2025, 21:38

“Në përgjimet e SKY dalin disa persona të njohur”, Karamuço zbulon ‘Kutinë e Pandorës’ që ‘fle’ në sirtarët e prokurorëve!  

Shkruar nga Pamfleti

“Në përgjimet e SKY dalin disa persona të njohur”,

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka folur lidhur me përgjimet në SKY ECC dhe dosjet që pritet të shpërthejnë së shpejti. Karamuço tha se ka disa përgjime ende të pazbardhura që rrinë në sirtarët e disa prokurorëve, për arsye të ndryshme.

“Të gjitha këto hetime që kanë pasur në bazë të tyre prova nga SKY kanë pasur vështirësi, ku sipas Kushtetueses dhe gjykatave të tjera, duhet që krahas përgjimeve që ti ke në dispozicion të kesh edhe prova të tjera. Gjyqi bëhet tani, por këto kanë ndodhur para 7 vjetësh. Ne kemi filluar të japim vendimet e para në bazë të SKY ECC. Është një database i madh që vijnë nga ndërkombëtarët.

E para, unë nuk ia uroj askujt burgun. Kemi disa vite që kemi ca pine të SKY që mbeten ende në sirtarët e prokurorëve sepse kanë ndodhur aty, mbase janë të paidentifikuar. Mbase ndonjë mbyll dhe sytë për të shmangur nga përgjegjësia ndonjë person publik”, tha Karamuço në Euronews Albania.

Lini një Përgjigje