
Situata në PD dhe reagimi i Ambasadës Amerikane, ishte temë diskutimi mbrëmjen e kësaj të enjtje në emisionin “Now” në Euronews Albania.
Gazetari Arian Çani ka debatuar me analistët Ergys Mërtiri dhe Ylli Manjani për drejtimin e PD.
Çani u është drejtuar duke u thënë se qëllimi justifikon mjetin, referuar bashkëpunimit të mundshëm që mund të ketë Lulzim Basha me Edi Ramën për të nxjerrë jashtë loje Sali Berishën.
Pjesë nga biseda:
Arian Çani: Unë nuk manipulohem nga askush. Jemi njerëz të medias. Ergys, ne jemi spektatorë dhe kemi të drejtë që ta komentojmë lojën.
Lul Basha ka të drejtë të bëjë gjëra më të rënda se kaq, bile pak po bën. Në politikë nuk ka kufij, qëllimi justifikon mjetin. Nëse është e vërtetë që Basha bashkëpunon me Ramën që të nxjerrë jashtë loje Berishën, duhet ta bëjë sa më shpejtë, se erdhi 2025. Basha ka të drejtë të ketë ambicie.
Ylli Manjani: Basha të dalë me parti të veten dhe jo me partinë që krijoi Berisha, është gafë e rëndë. Le të krijohen parti të reja.
Lini një Përgjigje