TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Korrik 2026, 18:19

Besnik Shehu: Nga ‘gjyqtar i qofteve’ dhe 50 mijë lekëshit, tek ‘avokat i salcës’ dhe mashtrimeve

Shkruar nga Pamfleti
Besnik Shehu: Nga ‘gjyqtar i qofteve’ dhe 50 mijë
Besnik Shehu në KPK

Pasi u shkarkua nga organet e vetingut për dallaveret si gjyqtar, Besnik Shehu është bërë tani avokat, ku vijon sërish me pazaret në dyert e gjykatave...

Prej muajit shkurt 2026, Besnik Shehu, një farë ish-gjyqtar i sistemit të kalbur të drejtësisë dhe ish-kryetar i komanduar i Gjykatës së Korçës, ka hyrë tashmë në sistemin e avokatisë, duke vijuar zanatin e tij të ekselentit të mashtrimit dhe zhvatjes.

Beso i Skraparit, që nga ushtar u bë ndihmës gjyqtar i Seksionit Ushtarak në Korçë dhe, nga gjyqtar ushtarak, u kthye në gjyqtar civilist-penalist, u katandis në gjyqtar qoftesh dhe mezesh në Korçë, duke mashtruar dhe ngatërruar nëpër gjyqe edhe miqtë e tij të ngushtë.

Në Korçë, Besnik Shehu mbahet mend si gjyqtar që qëndronte në një tavolinë të mbushur me qofte, pikërisht me palën që e kishte në proces gjykimi.

Apo tjetra më e rënda, se dhjetëra çifte që divorcoheshin dhe prishnin kurorën e martesës para Besnik Shehut, ankoheshin në media e emisione investigative se Shehu nuk ua zbardhte vendimin nëse nuk i jepnin 50 mijë lekë të vjetra.

Apo tjetra, shpikja më e ndritur e Beso Shehut, që hynte në marrëdhënie me të dyja palët në proces, u premtonte fitore të dyja palëve, u merrte lekët dhe më pas, në fund, fitorja i përkiste njërës palë në procesin gjyqësor, por, nga shkeljet e rënda proceduriale që bënte, vendimet prisheshin në Gjykatën e Apelit.

…një lugë e dhënë bosh për qytetarin…”. Ky ishte postulati i Beso Shehut gjatë kohës kur shërbente si gjyqtar në Korçë.

Ku, edhe pse qytetari kishte plotësisht të drejtë dhe këtë drejtësi e mbështeste mbi prova dhe fakte, Besnik Shehu shkelte çdo rregull procedural, duke sjellë futjen në kolaps juridik të dosjes që gjykonte, qoftë civile apo penale.

Një kryqëzim mes shejtanit të paaftë dhe gjyqtarit të korruptuar, që miksohen pikërisht te Besnik Shehu, i cili me vendimet e tij mori në qafë familjen Kafexhiu dhe shumë e shumë familje të tjera.

Por ky shejtan i paaftë është munduar të bëjë edhe diplomatin te njerëz të medias, sa herë denoncuesit e tij shkonin dhe ankoheshin pikërisht në emisione investigative pranë televizioneve në Tiranë.

I pasuruar mirë dhe me disa prona në Korçë, Elbasan dhe Durrës, që prej fundit të tetorit 2025, Besnik Shehu, fatmirësisht, nuk është pjesë e gjyqësorit shqiptar, për shkak të vendimmarrjes së KPA-së për shkarkimin e tij.

Ai u shkarkua për deklarim të pasaktë dhe të pamjaftueshëm të pasurisë, si dhe rezultoi me bilanc negativ në vlerë të lartë. Më saktë, KPK konstatoi bilanc negativ në vlerën 12.3 milionë lekë për pasurinë e Shehut, si dhe ngriti dyshime për një transaksion fiktiv me qëllim justifikimin e burimeve të ligjshme në krijimin e pasurive dhe mbulimin e shpenzimeve.

Por sot Besnik Shehu ka hapur një licencë dhe NIPT avokatie, duke u sjellë si endacak nëpër korridoret e Gjykatës së Korçës, që dikur e drejtoi si i komanduar për një periudhë të shkurtër kohore.

Me një çamçakëz në gojë, Shehu bën shëtitje nëpër gjykatë, duke premtuar se përmes avokatit do të sjellë drejtësi për “viktimën” që ka kapur.

Nga gjyqtar i qofteve dhe 50 mijë lekëshave për gjyqet e divorceve, tashmë Besnik Shehu ka kaluar te 'avokat i salcës' dhe mashtrimeve të radhës për qytetarët.

Kur ishte gjyqtar, Besnik Shehu vraponte nëpër zyrat e avokatëve, që nga Korça në Tiranë e jo vetëm, për të marrë paratë e korrupsionit. Ndërsa sot që është avokat, në çfarë zyrash gjyqtarësh futet për të bërë sekserin? /Pamfleti

besnik shehu gjyqtar avoka

Lini një Përgjigje