TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Korrik 2026, 18:48

Zgjerohet hetimi për rrjetin e eskortave në Milano, shfaqet emri i Maldinit dhe i një tjetër futbollisti italian

Shkruar nga Pamfleti
Zgjerohet hetimi për rrjetin e eskortave në Milano, shfaqet emri i
Futbollistët e përfshirë në skandalin e eskortave në Itali

Hetimet për një rrjet të dyshuar prostitucioni me klientelë elitare në Milano po marrin përmasa gjithnjë e më të mëdha në Itali, ndërsa në dosjen hetimore janë përmendur edhe emra të njohur të futbollit italian.

Sipas mediave italiane, Prokuroria e Milanos ka regjistruar si të hetuar për akuzën e "prostitucionit me të mitura" mbrojtësin e Interit, Alesandro Bastoni. Hetimet, megjithatë, përfshijnë edhe dhjetëra futbollistë të Serisë A dhe B, emrat e të cilëve kanë dalë në përgjime që lidhen me rrjetin e dyshuar.

"Guardia di Finanza" ka bërë të ditur se ka thirrur për t'u marrë në pyetje edhe tre futbollistë të tjerë të njohur: Rikardo Kalafiori, mbrojtës i Arsenalit dhe kombëtares së Italisë, Kevin Bonifaci, i cili së fundmi u largua si lojtar i lirë nga Bolonja, si dhe Daniel Maldini, sulmues që aktivizohet te Lacio.

Sipas të dhënave të publikuara, emrat e tyre janë përmendur në mesazhe që lidhen me grupin e dyshuar kriminal. Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk është nën hetim për ndonjë vepër penale dhe ata do të dëshmojnë në cilësinë e personave që kanë dijeni për rrethanat e çështjes.

Legjislacioni italian parashikon se përdorimi i shërbimeve të një prostitute madhore nuk përbën vepër penale, ndaj autoritetet po përqendrohen në sqarimin e rrethanave të hetimit dhe të përgjegjësive të mundshme penale.

skandali me eskortat daniel maldini

Lini një Përgjigje