
Gazetari Artan Hoxha duke folur për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, tha se ai pagoi faturën e rebelimit popullor ndaj sistemit të drejtësisë.
Hoxha tha se ndërsa kishim menduar më herët se në Shqipëri do të ndodhte si në qytete problematike ku mafia do të vriste gjyqtarët, ndodhi e kundërta.
“Simbolika e asaj ngjarje me përmasa të jashtëzakonshme. Përvecse është vrarë një gjyqtar, është vrarë në sallën e gjyqit. Ky vend ka kaluar kaq shumë furtuna dhe kjo s’ka ndodhur kurrë. Deklarata e zotit Sadushi duket sikur ka zbritur dje në Shqipëri, sikur ska jetuar këtu. Kjo ngjarje duket sikur e kishte nisur rrugën pritej vetëm data. Një sistem i tërë po çalonte dhe po krijonte pakënaqësi popullore.
Kishim menduar se do të ndodhte në rrethana të tjera. Ne kemi krahasuar ngjarjen me qytetet si Palermo, dhe kemi menduar se mafia ër shkak të luftës do të reagojë dhe në fakt ndodhi e kundërta. Jo ajo që paramenduam. Dhe kjo e zuri gafil sistemin. Jemi ndryshe nga bota, duhet të dilte populli në rrugë”, tha Hoxha në emisionin “Kjo Javë”.
Lini një Përgjigje