TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Qershor 2023, 21:11

Ekzekutimi i babë e bir në Shkodër, Arben Hajdarmataj: Vrasja ishte e mirëmenduar

Shkruar nga Pamfleti

Ekzekutimi i babë e bir në Shkodër, Arben Hajdarmataj: Vrasja

Eksperti i sigurisë dhe ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, Arben Hajdarmataj, ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi Shkodrën pasditen e kësaj të enjteje. Babë e bir Gjokë Gurra dhe djali i tij Eduart Gurra nga fshati Bruçaj i njësisë Pult të Dukagjinit, u ekzekutuan në pritë.

Në një intervistë për “Ora News” , Hajdarmataj shprehet se vrasja ishte e mirëmenduar nga autorët e ngarjes.

“Së pari i shpreh ngushëllimet familjes, ngjarja është tejet e rëndë. Ndërsa me informacionet e para që vijnë për këtë vrasje ata kishin shkuar për të parë banesën e tyre të djegur në fshatin Bruçaj pasi jetonin në Shkodër. Pra duket si diçka e organizuar dhe e mirëmenduar nga autorët”, tha ai.

Lidhur me trajtimin që shteti i bën ish-efektivëve që largohen nga Policia e Shtetit, ish-drejtuesi i lartë i Policisë theksoi se kemi të bëjmë me një keqmenaxhim.

“Gjokë Gurra ishte një ish-funksionar i Policisë së Shtetit dhe kjo e bën dhe më të rëndë ngjarjen në fjalë, por largimi i tij nga policia mesa di unë, nuk ka pasur asnjë lidhje me profesionalizmin, por është larguar për motive politike. Përfshirë dhe mua, të gjithë ish-kolegët e mi në Policinë e Shtetit nuk kanë asnjë lloj mbrojtjeje apo trajtim ndryshe të ish-efektivëve ku askush nuk mban përgjegjësi për ta dhe nuk dihet asgjë për atë çfarë ndodh pasi largohen nga policia”, theksoi Hajdarmataj.

Ndërsa në lidhje me aksionin e sotëm të policisë me 47 të arrestuar në Elbasan, Hajdarmataj e cilëson më shumë si një fushatë se sa një punë e organizuar dhe e vazhdueshme.

“Së pari çdo operacion policor duhet përshëndetur dhe përkrahur. Por nga ana tjetër, më shumë kjo ngjan si një fushatë e policisë, se sa për një punë të organizuar dhe të vazhdueshme.

Pra, një gamë e tillë operacionale kërkon një kohë të bazuar në një hetim të mirëfilltë, dhe nisur nga kjo, i gjithë ky operacion i trumbetuar me shumë bujë do të përfundojë me lirimin e të arrestuarve”, theksoi eksperti i policisë së Shtetit, Arben Hajdarmataj.

Ndërsa lidhur me dosjen voluminoze të krimeve në Elbasan që ka ngritur i penduari kryesor Nuredin Dumani, Hajdarmataj vlerësoi se Dumani është e sigurt që diçka i ka dhënë prokurorëve të SPAK-ut.

arben hajdarmataj ekzekutim shkoder

Lini një Përgjigje