TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Korrik 2026, 14:06

Fundjavë përvëluese, meteorologia: Temperaturat deri në 41 gradë të dielën, kur pritet të ketë reshje shiu

Shkruar nga Pamfleti
Fundjavë përvëluese, meteorologia: Temperaturat deri në 41
Fundjavë përvëluese

Fundjava pritet të dominohet nga mot i kthjellët dhe temperatura shumë të larta, me termometrin që në disa zona të vendit do të shënojë deri në 41 gradë Celsius.

Sipas parashikimeve, kushtet e qëndrueshme atmosferike do të vijojnë edhe në ditët e para të javës së ardhshme, duke sjellë mot me diell dhe temperatura të larta në të gjithë territorin.

Ndryshimi i motit pritet të vijë nga mesi i javës, kur parashikohet shtim i vranësirave, reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit, si edhe shtrëngata të shkurtra të shoqëruara me shkarkesa elektrike.

“Pozicionimi i zonës me presion atmosferik të lartë mbi Europë dhe forcimi i anticikloneve afrikanë dhe atij të Azoreve kanë bërë që të kemi mot të nxehtë dhe ditë të plota me diell.

Në fundjavë vendi do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme me mot të kthjellët dhe diell, por nuk do të mungojnë vranësirat e pakta në relievet malore. Erërat do të fryjnë me shpejtësi 7 metra për sekondë, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-2 ballë.

Përsa i përket kushteve termike, temperaturat parashikohen të jenë 22-41 gradë Celsius. E njëjta situatë edhe për fillimjavën, ku moti parashikohet i kthjellët. Temperaturat do të vazhdojnë të kenë rritje, 40-41 gradë Celsius.

Përkeqësim të kushteve pritet në mesjavë. Do të kemi mot të vranët dhe vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, por nuk do të mungojnë edhe reshjet në formën e shtrëngatave afatshkurtra, shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë me shpejtësi 8 metra për sekondë deri në 18 metra për sekondë. Pritet rënie e ndjeshme e temperaturave, ku parashikohet të jenë jo më shumë se 35-36 gradë Celsius”, u shpreh sinoptikania Elida Maloçali.

Lini një Përgjigje