TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Dhjetor 2024, 21:23

Ergys Mërtiri: “TikTok” një diarre e vërtetë, por Rama zgjodhi rrugën më të lehtë për ta frenuar

Shkruar nga Pamfleti

Ergys Mërtiri: “TikTok” një diarre e vërtetë,

Analisti dhe sociologu Ergys Mërtiri u shpreh se TikTok është një mjedis ku ushtrohet vulgariteti, banaliteti, vaniteti dhe mjedis ç’edukues për të rinjtë, por nuk është mbyllje zgjidhja dhe se Rama i ka rënë për shkurt, duke e mbyllur.

TikTok është një diarre e vërtetë, një mjedis ku më shumë se kudo ushtrohet vulgariteti, banaliteti, vaniteti, mjedise të rënda ç’edukuese për të rinjtë, por a është mbyllja zgjidhje? A është qëllimi i Ramës të zgjidhë këtë problem? TikTok është pasoja e problemit, të rinjtë janë të keqedukuar nga shoqëria dhe nga shkolla.

Kur flitet për rrugaçin e lagjes që thotë Rama, është argument metaforik, por nuk e shënjon në mënyrën e duhur.

TikTok nuk është rrugaçi, por është rruga. Fakti që rruga mbart rrugaçë nuk është faji i rrugës, por i rrugaçëve dhe shtetit që nuk i çon në institucionet e tjera. Nëse ne mbyllim një rrugë, rrugaçi shkon në një rrugë tjetër. Zgjidhja e shtetit është të patrullojë, të shohë profilet problematike, sherret, ata që ekspozohen me armë, etj.

Rama zgjedh rrugën e lehtë, i fut një të mbyllur fare. Nëse mbyllim TikTok, çfarë do të bëjnë të rinjtë? Do të shkojnë të Snapchat, Facebook e me radhë”, tha Mërtiri në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV.

Lini një Përgjigje