Aktualitet13 Prill 2024, 15:06

Çështja “Babale”, rrëzohet kërkesa për përjashtimin e gjyqtares Iliba Bezati

Shkruar nga Pamfleti

Çështja “Babale”, rrëzohet kërkesa për

Gjykata e Apelit të Tiranës ka rrëzuar kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Iliba Bezati, nga shqyrtimi i çështjes “Babale”. Kërkesa ishtë bërë nga Jetmir Olldashi dhe avokati i tij Indrit Sefa.

Përfundimisht, trupa gjykuese që do të shqyrtojë kërkesën e Olldashit, deputetit Ervin Salianji do të përbëhet nga: Iliba Bezati, Elona Toro, dhe Genti Shala.

“Në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, sot më datë 13.04.2023, ora 13:05, u shqyrtua në Dhomë Këshillimi, kërkesa me objekt: “Përjashtimin e anëtares së trupit gjykues, gjyqtare Iliba Bezati”, bërë nga mbrojtësi i të pandehurit Jetmir Olldashi, av. Indrit Sefa.

Në përfundim të shqyrtimit, në Dhomë Këshillimi, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Brikena Ukperaj, vendosi:

Rrëzimin e kërkesës së të pandehurit Jetmir Olldashi për përjashtimin e gjyqtares Iliba Bezati”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Seanca e zhvilluar ditën e djeshme që u ndoq edhe nga 18 deputetë të Rithemelimit, u shty për në datën 24 prill, ora 10:0.

babale ervin salianji iliba bezati